GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama shkeli vendimin e Kushtetueses për Xhaçkën, bëma e mazhorancës shkon në Bruksel

Me një vendim të paprecedentë javën e kaluar, mazhoranca socialiste refuzoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyronte parlamentit të depozitonte në GJK, kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Për çështjen, Partia Demokratike ka informuar zyrtarët e lartë të Brukselit si dhe trupin diplomatike të akredituar në Tiranë, duke kërkuar reagim.

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama lëshon edhe Xhaçkën? PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me një vendim të paprecedentë javën e kaluar, mazhoranca socialiste refuzoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyronte parlamentit të depozitonte në GJK, kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Për çështjen, Partia Demokratike ka informuar zyrtarët e lartë të Brukselit si dhe trupin diplomatike të akredituar në Tiranë, duke kërkuar reagim.

Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, duke i dhënë mbrojtje politike nga drejtësia, është konsideruar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike si dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet, si dhe një mesazh i qartë i vullnetit politik të mazhorancës socialiste për çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, përmes ofrimit të mbrojtjes politike ndaj deputetëve të mazhorancës.

Përmes një shkrese zyrtare Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka informuar për këtë çështje Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputeten Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, si dhe gjithë Trupin Diplomatik të Akredituar në Tiranë. “Në cdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor. As Kuvendi dhe asnjë institucion publik nuk mund të shpall sovranitetin përkundrejt vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të rrënonte parimin kushtetutes të balancës dhe kontrollit mes pushteteve, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, sepse do të merrte tiparet e qarta të një puçi kushtetutes”, thuhet në shkresën zyrtare të Gazment Bardhit.

Ky pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit.

“Ky rast merr përmasat e një mbrojtje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka” – thuhet në shkresën drejtuar ndërkombëtarëve.

Në shkresën drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, Gazment Bardhi e konsideron të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhacka, duke penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi thekson se ky veprim përbën minim të demokracisë dhe rrënon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi.

Në përfundim të shkresës Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që ndërkombëtarët si nxitës të Reformës në Drejtësi dhe si garant të çuarjes përpara të zbatimit të kësaj Reforme pa devijime të papërshtatshme, të mos e kalojnë këtë veprim në heshtje. “Duke besuar se nuk mbështesni standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”, shpreh bindjen time se ky veprim i paprecedent nuk do të përkrahet nga ana juaj, qoftë edhe përmes kalimin të kësaj situate në heshtje” – përfundon letrën e tij kreu i grupit parlamentar të PD.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Olta Xhacka

Lajme të lidhura

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Para
Vrau 4 efektivë policie, Apeli lë në fuqi dënimin me 25 vjet burg për Dritan Dajtin

Prokuroria kërkoi burg përjetë, GJL cakton datën për rekursin e Dritan Dajtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

Protesta studentore në Shqipëri vijon për të 14-ën ditë radhazi. Pasditen e kësaj të hëne, një numër i madh studentësh,...

Lexo më shumë
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com