GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Rama show në Slloveni, “debaton” me kryeministrin holandez kush do të kalojë i pari

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama show në Slloveni, “debaton” me kryeministrin holandez kush do të kalojë i pari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Rama është sot në Slloveni ku po mbahet Samiti i Brdos, për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të në BE, por zhvillimet nuk duken shumë pozitive në sfond.

Vetë kryeministri Edi Rama është shprehur për median spanjolle “El Pais” se nuk pret asgjë nga ky samit, kjo sepse këmbëngul se Europa nuk është në momentin e saj më të mirë.

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm. Ne kemi dëgjuar se për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër; fjalët e bukura janë një gjë; faktet, një tjetër. Në këtë proces ka pasur gjithmonë një, dy, tre shtete anëtare që janë kundër. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni duhet të ndjeni turpin e refuzimit ”, ka deklaruar Rama.

Rama këmbëngul se hyrja e Shqipërisë në BE është një “nevojë” dhe thotë se vendi nuk ka asnjë alternativë tjetër. Për këtë thotë se “Evropa është zgjedhja jonë dhe feja jonë”.

“Jo sepse na kërkohet, por sepse është e ardhmja jonë. Atëherë, ajo që ndodh në Bruksel nuk varet nga ne as nuk më shqetëson mua… Unë nuk jam pesimist, por nuk dua të humbas më shumë energji duke u ankuar”, tha ai.

Kryeministri nuk ka hequr dorë as nga dëshira për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, kur po “debatonte”  me kryeministrin holandez Mark Rutte se kush do të kalonte i pari.

Të dy kryeministrat kërkonin t’i lironin rrugën njëri-tjetrit për t’u futur para, në shenjë respekti, por kokëfortësia i ktheu  ata thuajse edhe njëherë në fillim të rrugës ku u takuan, pasi ecën mbrapa duke mos pranuar asnjëri të kalonte i pari. Në fund, ai që u “dorëzua” ishte kryeministri holandez, ndërsa momenti u shoqërua me të qeshura.

Etiketa: Rama

Lajme të lidhura

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!
Breaking Views

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26
“Ju erdhi fundi!”-Protesta e 115-të, qytetarët nisin marshimin me thirrjet: Dorëheqje! Studentët po bëjnë revolucion
Breaking Views

“Ju erdhi fundi!”-Protesta e 115-të, qytetarët nisin marshimin me thirrjet: Dorëheqje! Studentët po bëjnë revolucion

21:22 - 22/09/26
Para
Magjistrata e Vlorës reagon pas dhunës se kolegut nga tre vëllezërit: Të shqetësuar, dënojmë cdo akt që cënon sigurinë tonë

Transportonin 15 klandestinë egjiptianë, Gjykata e Vlorës jep vendimin

TË FUNDIT

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar për zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shën Pjetrit në...

Lexo më shumë
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

21:54 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com