GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Rama shpalli krizë energjitike, Basha propozon planin me 7 pika për daljen nga situata

16:59 - 03/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama shpalli krizë energjitike, Basha propozon planin me 7 pika për daljen nga situata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi kryeministri Rama paralajmëroi një krize energjitike që do të përfshijë vendin shumë shpejt, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për shtyp.

Nga selia blu, Basha tha se shqiptarët kanë tetë vite që përballen me çmimet më të larta në rajon të energjisë dhe karburanteve, duke kundërshtuar kryeministrin Rama kur tha se kjo vjen si pasojë e faktorëve gjeopolitikë.
Sipas liderit të opozitës, gjatë pandemisë dhe tërmetit qeveria i braktisi qytetarët, ku fondet e rindërtimit u përdorën për të fuqizuar ortakët Ramës.

“Ata e kanë parë se si në momentet më të vështira të këtyre viteve, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka braktisur. Kështu ndodhi me tërmetin, kështu ndodhi me pandeminë. Shqiptarët e kanë parë se si fondet e rindërtimit u përdorën për të majmur ortakët e Edi Ramës, dhe po këto fonde të jepeshin jo për njerëzit në nevojë, por për të marrë në këmbim votën e tyre. Shqiptarët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre braktisjen gjatë pandemisë, kur babëzia e kësaj pakice të korruptuar dha ndihmën më të ulët ekonomike në Europë, duke shkaktuar rritjen më të madhe të jetëve të humbura në kontinent, varfëri dhe papunësi”.

Lideri demokrat propozon një listë me shtatë pika që sipas tij do të nxjerrin vendin nga situata. Këtu përfshihet, “heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti; ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet; faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve; subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët; mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH; ristrukturim të buxhetit, dhe më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale”.

Kjo deklaratë vjen pak pasi kryeministri Rama iu drejtua qytetarëve me një mesazh në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve që sipas tij po vjen si pasojë e një krizë të jashtëzakonshme energjetike, ku pritet të ketë rritje të çmimit brenda gjashtë mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Rama tha se kjo fatkeqësi e re ka sjellë një rritje  të jashtëzakonshme të çmimeve e jo vetëm të karburanteve, gazit, karbonit e naftës, por edhe mallrave të konsumit që po diktohet nga manovrat tregtare dhe faktorët e tjerë gjeopolitikë. Për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar.

Etiketa: Lulzim BashaRama

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Pneumologu: 15% e personave që kanë kaluar covidin vuajnë ende pasojat, ja si t’i kurojnë

Pneumologu: 15% e personave që kanë kaluar covidin vuajnë ende pasojat, ja si t’i kurojnë

TË FUNDIT

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro
Aktualitet

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë finalizuar dy raste të reja të trafikimit të automjeteve të...

Lexo më shumë
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com