GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama shpërblen Maksim Et’hemajn, ‘protestuesi’ që bllokoi aeroportin

19:44 - 24/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama shpërblen Maksim Et’hemajn, ‘protestuesi’ që bllokoi aeroportin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave, është vendosur që Maksim Et’hemaj të jetë drejtori i ri Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, duke zëvendësuar kështu Edlira Krajën.

Maksim Et’hemaj, më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Divizionit Teknik në “Albcontrol”.

Në 7 prill të këtij viti, 18 ditë para zgjedhjeve, kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndaluar punën, me pretekstin e uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë, duke anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Ata kanë deklaruar thuajse të gjithë njëkohësisht paaftësinë për punë.

Kjo gjë u përdor nga kryeministri Edi Rama, ku në takimet që zhvillonte, bënte thirrje që kontrollorët e trafikut ajror të ndahen nga organizatorët  e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme ose ndryshe do të përballeshin me ligjin. Rama, madje, bënte apel se kush nuk do kthehej në punë, nuk do të kishte më vend në AlbControl dhe sipas tij koha kur bëhej rrumpallë, kishte vdekur përgjithmonë.

Gjatë mitingjeve, kryeministri Edi Rama thoshte se situata e krijuar nga Kontrollorët e trafikut ajror ishte e nxitur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, që sipas tij duan të rrezikojnë shtetin.

Për ta bërë sa më të besueshme, mediat pranë qeverisë, kanë publikuar edhe listën e personave që kishin “marrë peng” aeroportin, që ishin: Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara.

Shohim që pjesë e protestës, ishte edhe Maksim Et’hemaj, i cili sot u shpërblye me ngritje në detyrë, duke marrë postin e drejtorit Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Pra, kryeministri nuk harron të shpërblejë ata që i binden urdhrave të tij, edhe nëse këto urdhra janë përtej qesharakes.

Gijotina.com  

Etiketa: aeroportibllokoiEdi RamaKryeministriKryesore1protestuesishperblen

Lajme të lidhura

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën
Breaking Views

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

21:48 - 18/02/26
Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet
Breaking Views

Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

20:10 - 18/02/26
Nis kontrolli “Xhafaj” mbi drejtësinë, Kuvendi thërret në raportim SPAK, KLGJ e KLP
Breaking Views

Nis kontrolli “Xhafaj” mbi drejtësinë, Kuvendi thërret në raportim SPAK, KLGJ e KLP

19:56 - 18/02/26
Para
Conte: Nuk dua merkato, kam lojtarë kalibri

Conte: Nuk dua merkato, kam lojtarë kalibri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me 6 gola në Belgjikë, Atletico Madrid ndalet në ndeshjen e parë nga Club Brugge
Breaking Views

Spektakël me 6 gola në Belgjikë, Atletico Madrid ndalet në ndeshjen e parë nga Club Brugge

00:00 - 19/02/26

Një mbrëmje spektakolare ishte ajo në Belgjikë, ku Club Brugge barazoi në fund përballë Atletico Madrid me rezultatin 3-3 në...

Lexo më shumë
Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

23:09 - 18/02/26
Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

21:48 - 18/02/26
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

20:23 - 18/02/26
Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

20:10 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com