GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama shtron iftar për besimtarët: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar

18:37 - 28/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama shtron iftar për besimtarët: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama shtoi sot iftar për besimtarët për mbylljen e muajit të Ramazanit.

Rama tha se e shijon me naivitet këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazani, duke shtuar se është muaji ku na jepet mundësia ndjehemi mirë në besimin te njerëzia dhe rrjedha pozitive e jetës.

Më tej ai u shpreh se myslimanët e Shqipërisë jo që nuk janë problem, por janë vlerë e shtuar.

“Të gjithë u së bashku që dashamirësisht pranuat ftesën time për të qenë dëshmitare të frymë së vëllazërimit që i prin iftarit, mirë se keni ardhur!

Ky është iftar i posaçëm pasi imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan që u vlerësua me një çmim ndërkombëtar me arkitekturën, sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund edhe Xhamia e madhe e Namazgjasë. Kjo sofër tradicionale më jep një ndjesi gëzimi dhe mund të them se më njëherë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit kur na jepet mundësi të ndihemi mirë në besimin te mirësia e besimit, triumfi i dashamirësisë. Jeta duket më e bukur dhe më e lehtë, ndërsa shëmtitë e kohës duken më të papërfillshme. Kam sjellë sonte vargjet që i pati shkruat një poeteshë e re shqiptare, Jolanda Kodra e diplomuara në Itali.

Unë dua ta ndaj këtu me ju sonte bindjen time se myslimanët e Shqipërisë jo që nuk janë problem, por janë vlerë e shtuar”, tha Rama.

Ai shtoi edhe më tej, duke thënë se Europa sot ka nevojë për Turqinë dhe aleatët në Lindjen e Mesme, po ashtu edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Në profilin e saj të zbehur strategjik, Europa ka nevojë sot më shumë për Turqinë dhe aleatët e tjerë të Lindjes së Mesme sesa Turqia dhe aleatët e Lindjes së Mesme kanë nevojë për Europën e sotme.

Për të njëjtat arsye, BE ka nevojë sot për shtetet ballkanike dhe popujt e tyre pjesërisht myslimanë dhe tërësisht dhe rrënjesisht europianë, po aq sa ne kemi nevojë për BE-në”, u shpreh ai.

Etiketa: IftarRama

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Stuhi breshëri në Lushnje, shkatërrohen qindra hektarë me pjeshkë

Stuhi breshëri në Lushnje, shkatërrohen qindra hektarë me pjeshkë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com