GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Rama sot në Bruksel/ Kërkoi ndërhyrjen e Macron dhe Scholz për zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama sot në Bruksel/ Kërkoi ndërhyrjen e Macron dhe Scholz për zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Ditë më parë një konferencë për mediat, Rama kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, bëri me dije gjithashtu se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

Plani Franko-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderëve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje. Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalës së tij ku theksoi se nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan për sa kohë Serbia nuk liron 3 policët e Kosovës, Rama akuzoi sërish Albin Kurtin se po rrezikon të këpusë marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike. Sipas tij, marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe SHBA-në, janë në fazën më të keqe teksa vizitat e planifikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë. Kryeministri Edi Rama javë më parë bëri me dije se ka dorëzuar në zyrën e presidentit francez dhe kancelarit gjerman një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Drafti u prit mirë nga BE që e konsideroi si një propozim tepër serioz. Ndërsa Vuçiç dhe Kurti nuk u pajtuan me një propozim të tillë nga ana e Ramës. Presidenti serb tha se Rama nuk është i autorizuar për diçka të tillë, ndërsa Kurti tha se para se të bënte një propozim të tillë, kryeministri i Shqipërisë duhej të kujdesej për shqiptarët që ndodhen në Serbi dhe të dërgonte kërkesë për formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë shqiptare në shtetin serb.

 

Etiketa: BrukselKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Para
Aksident tragjik në Itali/ 2 viktima dhe 3 të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar

Aksident tragjik në Itali/ 2 viktima dhe 3 të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me automjet me një pistoletë dhe municion luftarak. Gëzim...

Lexo më shumë
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com