Kryeministri Edi Rama kërkoi nga drejtësia një pushtet të pavarur dhe jo që i ngjante institucioneve lindore, duke e krahasuar me ato në Rusi, por e denjë për një vend që aspiron BE-në.
Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe një detaj befasues, ku u shpreh se ka informuar edhe Ministrin e Drejtësisë për intimidimin e një nëne me dy fëmijë, që i bëhet presion gjatë marrjeve në pyetje që të pranojë nën kërcënim dëshminë për “të zhytur ata, ose të zhytet vetë”.
Ai theksoi se Drejtësia duhet t’i ngjajë “zonjës me peshore e sy të mbyllur” dhe jo vetëm asaj me shpatën e kënetës (e ka fjalën për opozitën), që në një krah thotë se do e shkrijë drejtësinë dhe nga ana tjetër bën denoncime publike dhe letra anonime duke përdorur SPAK për të goditur ps-në.
Kryeministri hodhi kritika të forta ndaj SPAK dhe GJKKO, duke u kujtuar që të bënin punën e tyre dhe të mos reagonin për çdo gjë ndaj tij dhe mazhorancës, duke publikuar statistika, por të merreshin me provat dhe goditjen e korrupsionit.
Ai e krahasoi SPAK si një strukturë që aktualisht po i ngjan redaksive të lajmeve, portaleve, kanaleve televizive me gazetarë specialë që tundin dosjet me kërcënime dhe jo një institucioni të pavarur që do të bëjë drejtësi, siç personifikohet në stemën e saj (zonja me peshore dhe shpatë).
Madje nuk hezitoi ta krahasonte Prokurorinë dhe Gjykatën Speciale me një parti politike në këto momente, të cilën “këneta” po e shfrytëzon për qëllimet e saja.
Fjala e plotë e Ramës për SPAK, GJKKO dhe intimidimin e një nëne:
“Tani ndodh që bufi, zhabat, vemjet, insektet, kërminjtë, gjinkallat, zhapikët, këtë shpatën që ia kemi dhënë kësaj zonjës së drejtësisë e shohin si të vetmen armë për të na goditur ne, të na sulmojnë, goditur dhe larguar nga detyra. Si shpjegohet që nga një anë kërkojnë t’i presin kokën, nga ana tjetër i çojnë çdo ditë nga letrat anonime te letrat publike për të na goditur ne, zonja i ka veshët katër, ndjek mediat, ca thotë kanali dhe portali, se zonja ndjehet se ka një shpatë që duhet të presë kokat majtas e djathtas të të gjithëve, që populli të dojë vetëm zonjën. Këtë drejtësi të kësaj zonjës këtu e kanë bërë jakobinët, por këtu në Shqipëri jo, këtu jo, zonja duhet të mbylli sytë, gjykatësi dhe gjykatëset të mbyllin sytë, të mos shohin kush është ai apo ajo, të ndajnë shapin nga sheqeri dhe të jetë kjo zonja këtu. Nëse duam t’i lëmë gjeneratave të tjera një drejtësi të pavarur, profesionale dhe garantë e lirive dhe të drejtave të njeriut. Pra me sytë mbyllur, shpatën në dorë dhe peshoren për të vënë në ekuilibër, hamendjet, indiciet, akuzat, provat dhe të gjitha me radhë. Thënë të gjitha këto kam një sugjerim për prokurorët
Meqë merren me deklarimet e mia, të bëjnë punën e tyre, t’i dëgjojnë këto që ne themi, që unë them, si kritika dhe shqetësime kritike, për ne dhe nga ne nuk i vjen e keqja dhe as shqetësim nga ne SPAK-ut. Dhe të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike, e të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, nuk kam gjë me gazetarët se bëjnë punën e tyre, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos sillen si redaksi portalesh e kanalesh, por të bëjnë punën e tyre. Sa herë, kurdoherë, kudoqoftë, që do kapin korrupsion, atë shpatën ta hapin krahun me të gjithë forcën. Korrupsion ama, korrupsion, nuk kemi ngritur Gjykatë Speciale e Prokurori që të bëjë Gjykatën Administrative, ILDKPI, gjykatësin e prokurorin e kështu me radhë, por i kemi ngritur si armë të fuqishme për të luftuar korrupsionin, para nesh, mbrapa nesh, lart poshtë, kudoqoftë, me prova, me respekt për të drejtat e njeriut, me fakte dhe të mos kundërshtojnë sikur janë parti politike, mos të merren me shifra e statistika, ato dalin në fund, ajo që duhet të garantojnë është që fajtorët të shkojnë në burg dhe të pafajshmit të mos traumatizohen. Kjo është arsyeja që unë dhe ne flasim, s’kemi asnjë arys tjetër.
Meqë e nisëm me dëgjesën, Klotilda goli herën e kaluar dhe ne dëgjuam, ne nuk i thamë asaj se është e pafajshme apo se s’ka prova, por ama ne nuk mund të bëjmë sikur nuk kuptojmë kur kryetarja e Ligjeve e merr vesh nga televizori se është e hetuar dhe e akuzuar, nuk mund ta pranojmë ne se SPOAK është redaksi lajmesh e me gazetarë që tundin dosjet dhe që japin lajmin se janë të akuzuar. Nuk pranojmë ne që njerëzit të merren në pyetje pa dijeni, të mos marrin avokatin, të intimidohen.
Kam njoftuar Ministrin e Drejtësisë për një rast tjetër të një nëne me dy fëmijë, që intimidohet, i thuhet ta pranosh se do e hash më keq nëse nuk e pranon, më keq se ata që mbron dhe duhen zhytur. Më fal, po kostot a duhet t’i kemi parasysh këto, se çfarë paguajnë shqiptarët për të gjithë këtë përpjekje, dhe hallall, është normale, kur paguan prokurorë më shumë se presidenti dhe gjykatës më shumë se deputeti do i kërkosh një standard, se nuk shkon. Në fund të fundit na ka zgjedhur ky popull dhe si të zgjedhur këto janë detyrat tona. Nuk kompleksohem unë fare se çfarë thonë afrim-largimët dhe këneta. Këneta e shikon SPAK si shpresën e vetë për të luftuar PS-në dhe ardhur në pushtet, këneta kënetë është, zhabat-zhaba, por SPAk siՎ është shpresë të bëhet krenari kombëtare, Gjykata Speciale siç është shpresë të bëhet krenari kombëtare, duhet të jenë vende të shenjta të drejtësisë, ku s’duhet të ketë hije Sigurimi Shteti dhe Kremlini. E kam për metodat, e kam bindje se vetëm kështu do ndërtojmë një urë ndërveprimi dhe murin e ndarjes së pushteteve. Aty janë pushtet i pavarur, por edhe ky është i pavarur, Ekzekutivi, e boll është hyrë në kufijtë e pushtetit ekzekutiv, boll janë traumatizuar punonjësit e administratës me thirrje, presione, ftesa e gjithfarë të tjerash. Duhet të luftojë korrupsionin. Duhen të jenë me analiza dhe ekspertiza ndërkombëtare, jo me abuzime tenderash e korrupsion dhe përfundon te shpërdorimi i detyrës.
Njerëzit nuk janë domate e kavie, por janë njerëz. Nëse ka dike që mendon për njeriun dhe respektin ndaj tij është PS-ja. Të tjerëve u uroj një zhytje thellë e më thellë në kënetë. Edhe për forcimin e SPAK, drejtësisë, gjykatës e standardeve, shqiptarët do dinë se çfarë mendojnë dhe çfarë do vendosin. Çfarë mendimi ka për betejën politike dhe betejat tona. Ne kemi dashur pavarësinë, kemi heshtur për 5 vjet. Tani pavarësia është e provuar. Tani duam profesionalizëm dhe integritet demokratik të çdo procesi. Dëgjesat do vazhdojnë të bëhen për të gjithë personat që duan të shprehen, të flasin, të atyre që intimidohen dhe kërcënohen, jo të atyre të tjerëve, por ata që duhen dëgjuar. Jo për ata që kërkojnë varje në litar, përgjakje, se duan kënetën prapë në pushtet e ta çojnë Shqipërinë në gropë, e as për instanca të tjera që nuk ekzistojnë, këtu. Ne jemi partia të gjithëve, hakun të gjithave, pavarësia e drejtësisë dhe kjo është PS-ja”.
Discussion about this post