GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Financimi 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Financimi 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes kryetarit Gazment Bardhi, ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja. Sipas një njoftimi për shtyp, kallëzimi lidhet me vendimin për financimin prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të artistit Kanye West, duke i akuzuar zyrtarët për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Sipas opozitës, ky financim i miratuar përmes një Akti Normativ është bërë në mungesë të plotë të një baze ligjore që do të autorizonte dhënien e mbështetjes për një eveniment të tillë. PD argumenton se ky fond publik është dhënë në mënyrë të paligjshme për të shmangur dështimin e një eventi privat, duke sjellë kështu dyshime të forta për abuzim me paratë e taksapaguesve.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar z. Gazment Bardhi, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin penal kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Blendi Gonxhja, për veprat penale të“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, për propozimin dhe miratimin e financimit të 4.2 milion euro të një eventi privat të këngëtarit Kanye West.

Me Aktin Normativ Nr. 3, datë 06.07.2026, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shtetasit Blendi Gonxhja, Këshilli i Ministrave ka vendosur financimin e pjesshëm të organizimit dhe mbarëvajtjes së një aktiviteti kulturor-artistik, me ndikim në promovimin e turizmit dhe imazhit të Republikës së Shqipërisë, koncerti i artistit të njohur ndërkombëtar, Kanye West (YE), që do të zhvillohet në Tiranë, në datën 11 korrik 2026, në masën 400.000.000 Lekë ose 4.2 milionë Euro.

Gjatë arsyetimit të nevojës, në relacion thuhet se në rastin konkret nevoja identifikohet së pari në planin praktik me faktin që organizimi i këtij eventi kërkon mbështetjen prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, pa të cilën evenimenti/koncerti rrezikon të dështojë, bazuar në komunikimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe organizatorëve të koncertit dhe së dyti në planin juridik, për shkak të faktit se në legjislacioni në fuqi nuk ka një bazë ligjore, një dispozitë autorizuese ligjore, për nxjerrjen e një akti nënligjor, që të lejojë dhënien e një mbështetjeje të tillë, në kushte të tilla për një eveniment muzikor/artistik/kulturor me efekt të theksuar turistik. Theksojmë se qoftë sipas ligjit nr. 10 352, datë 18.11.2010, «Për artin dhe kulturën», të ndryshuar, qoftë sipas ligjit nr. 93/2015, «Për turizmin», të ndryshuar, është e pamundur të miratohet akt nënligjor për mbështetjen e këtij evenimenti në kushtet konkrete.

Në kallëzimin penal të depozituar nga grupi parlamentar i PD theksohet se “kuadri ligjor në fuqi ka sanksionuar detyrimin e autoriteteve shtetërore që, në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, të përdorin me eficencë dhe efektivtet burimet financiare shtetërore, duke respektuar parimet e qëndrueshmërisë së financave publike, barazisë para ligjit dhe konkurrencës së lirë. Në këtë drejtim, Kushtetuta, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ashtu si dhe ligjet e dala në zbatim të tyre, kanë sanksionuar ndalimin e çdo sjellje apo veprimi të institucioneve shtetërore, të cilat cënojnë në vetvete Buxhetin e Shtetit, lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e palëve në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve, pavarësisht nëse përdoren ose jo për qëllime publike. Rezulton se mbi bazën e një operatori ekonomik privat, shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka iniciuar procedurën për miratimin e aktit normativ, me qëllim që këtij operatori t’i akordohej një fond prej 4.2 milionë Euro, duke shfrytëzuar fondin rezervë të Buxhetit të Shtetit. Ky i fundit, referuar dispozitave ligjore të mësipërme, mund të përdoret vetëm për shpenzime të cilat nuk njihen dhe janë të pamundura të parashikohen, siç mund të jenë rastet e fatkeqësive natyrore, përmbytjeve, tërmeteve, epidemive dhe emergjencave civile. Në rastin konkret, nuk jemi përpara asnjërit prej këtyre rasteve, pasi koncerti muzikor ishte një ngjarje e planifikuar në kohë, dhe operatori ekonomik privat kishte mundësi që të aplikonte me përpara për të përfituar një fond të caktuar për realizimin e këtij aktiviteti, në përputhje me procedurat ligjore. Duke vepruar kështu, shtetasit Edi Rama dhe Blendi Gonxhja nga njëra anë ka cënuar fondin rezervë, që përbën një grupeve kryesore të shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit, ashtu si edhe ka cënuar parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit, pasi një mundësi e tillë nuk ka qenë e parashikuar për operatorët e tjerë ekonomikë, që po ashtu mund të aplikonin për të përfituar mbështetje financiare për realizimin e këtij koncerti apo të ngjashëm me të.”.

“Nga sa më sipër, është e qartë se shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Shqipërisë, dhe shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin sa i përket shfrytëzimit të fondit rezervë për të mbështetur një aktivitet muzikor privat, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, e në këtë kuptim veprimet e tyre përmbushin elementin e anës objektive të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana tjetër, të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkelur rregullat sa i përket lirisë së pjesëmarrjes dhe realizimit të barazisë së shtetasve në tendera publik, me qëllim krijimin e avantazheve dhe privilegjeve të padrejta për një operatori ekonomik të caktuar, duke përmbushur kështu elementin e anës objektive të veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar neni 258 i Kodit Penal,” thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK

Etiketa: Kryesore1PDRamaSpak

Lajme të lidhura

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika
Aktualitet

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

12:36 - 13/07/26
E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës
Aktualitet

E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës

12:16 - 13/07/26
Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
Aktualitet

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

11:56 - 13/07/26
Para
Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika
Aktualitet

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

12:36 - 13/07/26

Pas dy ditësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i Erkin Likës në rrjedhën e lumit Mat. 38-vjeçari i apasionuar...

Lexo më shumë
E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës

E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës

12:16 - 13/07/26
Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

11:56 - 13/07/26
Financimi 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen

Financimi 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen

11:23 - 13/07/26
Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, janë para publike

Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, janë para publike

11:17 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com