GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama nuk i ndal sulmet ndaj protestuesve: Nën koren e zezë janë mbledhur dështakët dhe zemërakët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama nuk i ndal sulmet ndaj protestuesve: Nën koren e zezë janë mbledhur dështakët dhe zemërakët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë një eventi ditën e sotme ku u fol mbi administratën publike dhe shërbimin publik, sulmoi sërish protestuesit duke i cilësuar si një kore e zezë ku janë mbledhur gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë.

Megjithatë, Rama shtoi se nën këtë kore ka dhe ujë të pastër, duke marrë rastin e nënës së një shoku të tij, e cila edhe ajo del në protestë.

Me këtë rast, Rama pranoi se shërbyesit publikë në shumë raste kanë mungesën e njerzillëku dhe i bëjnë bisht shërbimit ndaj njerëzve, çka me të drejtë zemëron qytetarët.

“Uji i pastër nën koren e zezë të asaj që për fat të keq është pjesa e dukshme ku janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë. Në atë rrjedhë të madhe ka shumë për të mësuar. Nëna e një shoku tim, kishte dalë në protestë. Edhe i biri më tregon se ishte alarmuar kur i kishin thënë që ka shkuar mamaja në protestë. Sepse ajo është në një moshë të caktuar që duke e imagjinuar në mes të një turme njerëzish. Të shkon në mend nëse pengohet mund të ketë dëmtim fizik. Ishte kthyer në shtëpi i alarmuar dhe pyet të ëmën pse në protestë. Dhe e ëma i tregon ajo që është mendoj unë thelbi i zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Të natyrës shëndetësore. I duhet të shkojë në mënyrë periodike në poliklinikë. Duke qenë se si ajo ka dhe të tjerë.

Njerëzit shkojnë atje që në orën 5 apo 6 të mëngjesit. Sepse presin që mjeku të vijë dhe shpresojnë duke qenë para në radhë të kenë mundësi ti shohë. Sepse mjeku nuk vjen në orar, vjen 1 orë më mbrapa. Pra ata njerëz preson nga ora 5 deri në 10. Mjeku nuk rri deri në fund të orarit. Trajton 3 apo 4 dhe ikën. Kjo grua në moshë, gjyshe del në protestë sepse është e fyer. Dhe fyerje është fjalë e lehtë, sepse fyerja është një herë. Ky është poshtërim. Dhe ndjenja e poshtërimit nga njerëzit që duhet të të shërbejnë ty është një ndjenjë që të bësh një përpjekje shumë të vogël ta vësh veten në atë pozitë se është kulmi. Njerëzit nuk ndjehen të fyer apo të poshtëruara se nuk zgjidhin dot një hall. Shumë halle kërkojnë zgjidhje gjyqësore. Administrata nuk bëhet dot gjykatë. Qeveria nuk bëhet dot gjykatë. Ai mjeku është e detyruar që një të sëmuri ti ofrojë gjithë komfortin që vjen nga njerzillëku. Mungesa e njerzillëkut është një mungesë që njerëzit nuk e tolerojnë me të drejtë. Këta nuk janë shumica për fat të mirë. Sepse nuk mjaftohemi me çfarë shikojmë si mendojnë disa në raporte. Bëjmë përpjekje si funksionon administrata edhe kur është jashtë vëmendjes sonë. Me strukturat e antikorrupsionit dhe ndihmën e mekanizmave të tjerë ministrja ndjek ecurinë e këtyre marrëdhënieve dhe me vizita të paparalajmëruara.

Nuk rezulton se në spitale normalja është kjo që thashë për atë mjek. Mjafton ti ndodhë dikujt nuk ka nevojë të tërheqin zvarrë të gjithë njerëzit që kanë diçka për të thënë. Mjafton të tërhiqet njëri zvarrë siç ndodhi me atë momentin skandaloz. Kjo nëna, nuk tërhiqet zvarrë, por te ai njeriu atje ndjehet pjesë sepse ndërkohë është ky mjeku që i tërheq zvarrë atë dhe bashkëmoshatarët e saj, që me të drejtën e Zotit kërkojnë atë shërbimin. Të jesh i vetëdijshëm është e rëndësishme. Për mua personalisht qënia i vetëdijshëm për çfarë njerëzit jetojnë është më e rëndësishmja. Por të veprosh ta ndryshosh këtë është shumë më komplekse se çmendohet. Dhe duhet që sistemi të të mbrojë. Fiks ajo që po ndodh në Shqipëri dhe humbet në mjegullën, është që sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin. Komplet e kundërta e asaj që thuhet badjava. Sistemi po lufton korrupsionin. Është shumë e dhimbshme. Si një therje në sytë e të gjithëve. Krijon turbulli, pisllëk. Sepse faktikisht kjo gjë po ndodh. Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë.”- tha Rama.

Etiketa: protestuesRamasulme

Lajme të lidhura

Drogë në tokë shtetërore, e pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë (Emrat)
Aktualitet

Drogë në tokë shtetërore, e pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë (Emrat)

12:16 - 03/07/26
Çështja ‘Balluku’/ Kreu i SPAK: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti nuk duhet të ketë imunitet
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Kreu i SPAK: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti nuk duhet të ketë imunitet

11:58 - 03/07/26
Kongresmeni amerikan propozon amendamentin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë Rama me drogën
Aktualitet

Kongresmeni amerikan propozon amendamentin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë Rama me drogën

11:22 - 03/07/26
Para
Kongresmeni amerikan propozon amendamentin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë Rama me drogën

Kongresmeni amerikan propozon amendamentin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë Rama me drogën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drogë në tokë shtetërore, e pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë (Emrat)
Aktualitet

Drogë në tokë shtetërore, e pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë (Emrat)

12:16 - 03/07/26

Një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike është zbuluar në Divjakë. Lënda narkotike u gjet në...

Lexo më shumë
Çështja ‘Balluku’/ Kreu i SPAK: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti nuk duhet të ketë imunitet

Çështja ‘Balluku’/ Kreu i SPAK: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti nuk duhet të ketë imunitet

11:58 - 03/07/26
Kongresmeni amerikan propozon amendamentin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë Rama me drogën

Kongresmeni amerikan propozon amendamentin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë Rama me drogën

11:22 - 03/07/26
Rama nuk i ndal sulmet ndaj protestuesve: Nën koren e zezë janë mbledhur dështakët dhe zemërakët

Rama nuk i ndal sulmet ndaj protestuesve: Nën koren e zezë janë mbledhur dështakët dhe zemërakët

11:13 - 03/07/26
Strategu izraelit mesazh Ramës: Dhuna ndaj protestuesve mund të shënojë edhe fundin tënd

Strategu izraelit mesazh Ramës: Dhuna ndaj protestuesve mund të shënojë edhe fundin tënd

11:02 - 03/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com