GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama sulmon SPAK? Thotë se e ka zhgënjyer në hetimet për 21 janarin

11:24 - 03/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama sulmon SPAK? Thotë se e ka zhgënjyer në hetimet për 21 janarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa ditë pas letrës së kreut të Prokurorisë së Posaccme, (SPAK), Altin Dumani, i cili iu përgjigj familjarëve të 4 viktimave të 21 janarit, se institucioni që ai drejton nuk mund ta hetojë këtë çështje, Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për këtë hetim.

Në një postim në rrjetet sociale, disa orë përpara se opozita të zhvillojë protestën e lajmëruar para Kryeministrisë, Rama thotë se “a ka më ku të rrijë”, kur edhe me daljen e regjistrimit të ditës së 21 janarit nga ana e gazetarit Artan Hoxha, sërish ‘vrasësit; enden të lirë dhe kanë role me rëndësi në jetën e shtetit. Më tej, kryeministri bën një shpjegim të përdorimit të plumbave mbi turmat dhe thotë se ky zjarr është i pandëshkuar, në një proces farsë që ka anashkaluar të vërtetën. Por kryeministri shkon më tej.

Ai i drejtohet drejtpërdrejtë SPAK dhe kryesuesit Altin Dumani, referuar letrës që ai i ktheu përgjigje për familjen e 21 janarit. Rama thotë se SPAK “bëri sikur s’kishte asnjë lidhje me të, pavarësisht se një prej motiveve më të forta të mbështetjes masive popullore të reformës në drejtësi (prej ku lindi edhe vetë SPAK-u si mishërim i një shprese të madhe) ishte pikërisht nevoja kombëtare për drejtësi për 21 janarin.”. Rama, për herë të parë deklaron se njerëzit janë të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi.

Reagimi i Edi Ramës:

A KA MË KU TË RRIJË që teksa së fundmi, doli edhe një tjetër material, autentik, brutalisht rrënqethës, për vrasjen me paramendim dhe gjakakullsi kriminale, me pushkët e shtetit, të katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm për askënd, vrasësit e tyre vazhdojnë jo vetëm të enden të lirë, po luajnë edhe role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit?!

Hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi një turmë, sistemi demokratik nuk e njeh si të drejtë të shtetit, po e konsideron krim të rëndë dhe në historinë e Europës së të paktën 100 vjetëve të fundit, përfshirë edhe Europën e Luftës së Ftohtë, Shqipëria demokratike është i vetmi vend ku është hapur zjarr luftarak mbi turmë. Zjarr luftarak vdekjeprurës i pahetuar, i pagjykuar dhe sigurisht i pandëshkuar prej 12 vjetësh! Një proces farsë mbi këtë krim shtetëror të paparë e të padëgjuar në historinë e Europës, anashkaloi totalisht të vërtetën ulëritëse të një vrasjeje me paramendim, madje të paralajmëruar e të paspranuar me arrogancën më poshtëruese nga urdhëruesit.

Drejtësia e vjetër, e kalbur dhe e nënshtruar, rivrau katër të vrarët, shkeli egërsisht mbi plagët e familjeve të tyre, përdhunoi pashpirtësisht jetimët e katër baballarëve, duke u mohuar barazinë para ligjit dhe duke u dhënë shqiptarëve mesazhin më të hidhur, e më dekurajues të mundshëm për drejtësinë e pabarabartë në atdheun e tyre.

Drejtësia e re, me institucionin e saj kyç, të krijuar enkas nga një vullnet i fortë popullor e politik, kombëtar e ndërkombëtar, për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, e cila duhet ta kishte nisur jetën e vet bash tek ky gur i përgjakur i themeleve të shembura të barazisë para ligjit të këtij vendi, jo vetëm nuk u kthye tek vendi i këtij krimi me pasoja tmerrsisht deformuese, të thella e afatgjata, për kulturën politike e demokratike të Shqipërisë, po bëri sikur s’kishte asnjë lidhje me të, pavarësisht se një prej motiveve më të forta të mbështetjes masive popullore të reformës në drejtësi (prej ku lindi edhe vetë SPAK-u si mishërim i një shprese të madhe) ishte pikërisht nevoja kombëtare për drejtësi për 21 janarin.

Ky është sot edhe një nga motivet kryesore të zhgënjimit popullor nga reforma në drejtësi – kush i mohon apo i ve në diskutim si të parën edhe të dytën, nuk e kupton ose nuk do që ta kuptojë thelbin dhe konseguencat historike mbi shtetin e së drejtës, të veprimit apo mosveprimit të ilaçit të drejtësisë për plagën tragjike të 21 janarit.

Lajmi i mirë gjithësesi është se për drejtësinë nuk është kurrë vonë. Dhe pavarësisht se krimi makabër i 21 janarit s’ka pasur nevojë për prova të reja, me provat e reja të javëve të fundit, e sidomos me audioregjistrimin tronditës të publikuar ditët e fundit, moskthimi pa humbur më kohë i drejtësisë së re në vendin e krimit të 12 vjetëve më parë, do të ishte konfirmimi dramatik i nënshtrimit të saj ndaj inercisë së neveritshme të drejtësisë së vjetër. Dhëntë Zoti jo!

Etiketa: Kryesore1RamaSpak

Lajme të lidhura

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik
Breaking Views

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë
Breaking Views

Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

21:32 - 10/02/26
Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat
Breaking Views

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

21:03 - 10/02/26
Para
Feraj kujton bisedën me Kurtin në lidhje me…

Feraj kujton bisedën me Kurtin në lidhje me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…
Breaking Views

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

22:54 - 10/02/26

Etrit Berisha po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Hacken, me mundësinë e një largimi që tashmë nuk përjashtohet....

Lexo më shumë
Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:30 - 10/02/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

21:32 - 10/02/26
Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

21:03 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com