GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama takim me biznesmenë në Miçigan: Presim investime të huaja

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama takim me biznesmenë në Miçigan: Presim investime të huaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot takoi disa përfaqësues të industrisë automotive në Miçigan.

Pas takimit, kryeministri tha se një grup përfaqësuesish nga kompania amerikane do të vijnë në Shqipëri, për të parë mundësinë e të investuarit këtu. Sipas tij, pjesë e diskutimeve ishte dhe nisma e vendeve të rajonit, “Open Balkan” ku aktualisht bën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ku sipas tij jep mundësinë e një tregu të lirë, që do të tërheqë më shumë investime të huaja.

“Gjetëm interes për të dëgjuar më shumë dhe në fund ramë dakord që një mision i ‘Automation Alley’ do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër si dhe për të kuptuar më mirë çfarë po ndodh me ‘Ballkanin e Hapur’ dhe transformimin e tregut në një treg të lirë dhe me një pozicion shumë të favorshëm për investime të huaja” – shprehet kryeministri.

Duke i cilësuar shqiptarët si njerëz të ngrohtë dhe shumë miqësorë, një prej përfaqësuesve të ‘Automation Alley’ foli për mundësinë e një misioni tregtar të kompanisë amerikane në vendin tonë:

“Unë e kam vizituar Shqipërinë në vitin 1984. Shqiptarët janë njerëzit më të ngrohtë dhe më miqësorë që mund të takosh në këtë botë dhe unë kam udhëtuar në më shumë se 84 vende, por shqiptarët janë të mrekullueshëm. Jemi me fat që këtu në Miçigan, kemi një komunitet prej 120 mijë shqiptarësh, shumë prej të cilëve janë miq dhe bashkëpunëtorë. E vlerësojmë miqësinë tonë me përfitime të përbashkëta mes dy vendeve. Në në ‘Automation Alley’ po punojmë për të nisur organizimin e një misioni tregtar në Shqipëri dhe presim me padurim të vijmë për të përfituar nga miqësia dhe ngrohtësia që vendi ka për të ofruar”- shprehet ai.

Etiketa: biznesmeneEdi RamaMiciganTakim

Lajme të lidhura

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve
Breaking Views

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare
Breaking Views

Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

20:47 - 26/06/26
“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…
Breaking Views

“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…

20:30 - 26/06/26
Para
Romeo reagon për herë të parë ndaj çiftit Donald-Beatrix

Romeo reagon për herë të parë ndaj çiftit Donald-Beatrix

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt
Sport

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

08:18 - 27/06/26

Përballja në Kupën e Botës mes Egjiptit dhe Iranit u mbyll në barazim 1-1, duke privuar iranianët nga një fitore...

Lexo më shumë
Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

07:39 - 27/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Qershor 2026

07:36 - 27/06/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 27 Qershor 2026

07:29 - 27/06/26
Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

23:12 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet