Kryeministri Edi Rama, sipas disa raportimeve mediatike, pritet të jetë sot në orën 13:00 në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Sipas nenit 51, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga kryeministri, apo krerë të tjerë institucionesh.
Veliaj u transferua dje në mbrëmje nga blloku i sigurisë drejt paraburgimit të Durrësit, pasi GJKKO e la në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Kreu i qeverisë Rama ka qenë paraditen e sotme në Bashkinë Tiranë, ku ka takuar nënkryetarët e bashkisë.
Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës u arrestua të hënën me vendim të Gjykatës së Posaçme për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Kryeministri Rama ka deklaruar vazhdimisht se SPAK s’ka prova për Veliajn, dhe se ky i fundit është futur në qeli pa gjyq.
Discussion about this post