GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm katër muaj pas emërimit të Ilir Topit, në krye të FSDKSH-së vendoset Suela Popa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo. Emërimi vjen ndërsa Tavo është vënë në qendër të akuzave për firmat që lidhen me dhënien e tokave dhe projektet e resorteve në Himarë, duke ngritur pikëpyetje mbi një shkëmbim të mundshëm favoresh politike.

Edi Rama i ka kthyer reston Vangjel Tavos, i cili nuk i ka kursyer firmat për betonizimin e Himarës.

Kandidimin e minoritarit dropullit Vangjel Tavo për kryetar Bashkie të Himarës, Edi Rama e përdori për tre qëllime personale: diversion ndaj Ilir Metës, kundërvënie ndaj figurës së Fredi Belerit dhe qetësim të raporteve me kryeministrin grek Mitsotakis.

Gjatë fushatës, me disa takime populiste në Himarë, Edi Rama e pompoi Vangjel Tavon e tenderëve dhe lobimeve të Ilir Metës, duke e paraqitur si të vetmin burrë të ndershëm dhe të zotin që do t’i jepte fund çështjes së tapive të shtëpive, tokave, pyjeve dhe kullotave brenda vitit 2024.

Por pasi Vangjel Tavo u bë kryetar, Edi Rama filloi ta përdorte dhe po e përdor për të falsifikuar hartat dhe dosjet e tokave private, si dhe për grabitjen e pronave shtetërore përmes dhurimeve, kontratave të qirasë dhe lejeve për resorte, hotele, pallate, impiante fotovoltaike dhe gurore.

Dhe në këmbim të këtyre firmave, Rama i ka sistemuar gruan e Tavos nëpër dikastere të rëndësishme. Suela Popa, pra gruaja e Tavos, është emëruar sot në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ajo i ka zënë vendin Ilir Topit, i cili e mbajti këtë post vetëm 4 muaj.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Duke qenë se nuk mori dot një mandat të dytë në Këshill, Rama duket se i ka bërë qokën e radhës Tavos, duke i dhënë në dorë çelësat e FSDKSH-së.

Kujtojmë se bashkëshortja e Vangjel Tavos ka qenë Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në vitet 2013-2017, si përfaqësuese e LSI-së, periudhë gjatë së cilës u raportuan abuzime të shumta me fondet e fermerëve. Mësohet se ajo është pjesë e dosjes së SPAK, e cila po heton abuzimet me fondet e IPARD.

Më pas ajo u emërua anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Disa muaj më parë i mbaroi mandati dhe Rama tani i dha një tjetër post.

 

Etiketa: GruajaRamatavo

Lajme të lidhura

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë
Aktualitet

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Para
Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë

Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26

Hetimi i SPAK ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është zgjeruar me dy akuza të reja: korrupsion dhe...

Lexo më shumë
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com