GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama të japë dorëheqje”, Braho:Ja lidhja e tij me agjentin e FBI

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama të japë dorëheqje”, Braho:Ja lidhja e tij me agjentin e FBI
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spartak Braho thotë se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet, pas skandalit me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal, i cili është edhe mik i kreut të qeverisë shqiptare.

Drejtësia amerikane e akuzon McGonigal se ka marrë një shumë parash nga një shtetas shqiptar, ndërsa është takuar edhe me kryeministrin Rama. Sipas Brahos, këto janë marrëdhënie që diskreditojnë kryeministrin e vendit, ndaj ai duhet të matë pozitën e tij.

“Këto janë marrëdhënie që diskreditojnë kryeministrin. Me këtë rreth akuzash, unë them se Rama duhet të mendohet mirë. Janë jashtëzakonisht të rënda. Ka një moral dhe sipas meje Rama duhet të masë vetë pozitën e vet dhe normalisht, rruga më normale do të jetë tja lërë radhën një socialisti tjetër të drejtojë qeverinë. Të dorëhiqet. Duhet ti hapë rrugë një socialisti tjetër”, tha Braho në “Frontline” në News24.

Spartak Braho teksa “zbërtheu” lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI -se u shpreh se kryeministri njihet per kontakte me persona që kanë background negativ.

“Sipas llogarive që behën nëse ato vërtetohen atij i bie të dënohet rreth 80 vjet burg. Por ajo që ka rëndësi dhe që na intrigon në këtë çështje është se një pjesë e veprimtarisë së tij shtrihet edhe në Shqipëri. Jo vetëm aq, por ai ka patur kontakte me drejtues të shtetit shqiptar deri me kryeministrin Rama.

Fjala është që ai ka ardhur për të kryer operacione tregtie, me ndihmën e një personi që quhet Agron Neza. Agron Neza është një tropojan, ish oficer sigurimi, është larguar në SHBA në 1991 dhe mesa duket personi “A” ka patur një lidhje këtu që është personi “B”, një prej këshilltarëve të kryeministrit.

Personi “B” është Dorjan Ducka, djali i tezes së një personi të njohur që është kryetar partie, është marrë me biznese vazhdimisht. Është i opozitës. Merr vesh ti ca bëhet këtu. Djali i tezës së një kryetari partie të opozitës është këshilltari i kryeministrit të mazhorancës. Thjesht çështje interesash.

Rama shquhet për kontakte për takime me persona me background negativ. Rama këto takime i ka patur në qendër. Juve ju kujtohet që ai doli në mbrojtje të Vangjush Dakos, edhe pse ishte i shpallur non grata. Ai thotë është dhe mbetet miku im. Dako nuk ka qenë personalitet politika, ka qenë biznesmen i vendosur nga Rama, por që u shpall non grata për shkak të aktivitet kriminal të tij në bashkinë e Durrësit.

Ky njeri dallohet, nuk është serioz. I konsideron të rregullta, por nuk janë as morale dhe prekin etikën e një drejtuesi shtetëror që duhet të jetë i kulluar. I papërgjegjshëm farë me këto deklarata, kujton se justifikon veten me një logjike fëminore. Rama të mos harrojë se akuzat e prokurorisë amerikane janë shumë të rënda për mikun e tij. Ato që janë të panjohura janë lobimi i tij për futjen e kompanive ruse në Shqipëri për kërkimin e naftës”, u shpreh Braho.

Etiketa: agjentiBrahoKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve
Aktualitet

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

11:46 - 13/11/26
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

‘Nuk ndërron koka e oktapodit’, Alimehmeti: Rama po krijon ‘ushtrinë’ e besnikëve, njëjtë si Vuçiç

09:35 - 13/11/26
“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë
Aktualitet

“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë

08:52 - 13/11/26
Para
“Amerika kërkon largimin e Ramës”, analisti zbulon skenarët e shtatorit të nxehtë

"Non grata-t së shpejti në dyert e qeverisë"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike
Aktualitet

Moti i keq në veri! Përmbytjet përfshijnë Thethin, mungon edhe energjia elektrike

11:56 - 13/11/26

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që...

Lexo më shumë
Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

11:46 - 13/11/26
Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori

Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori

11:38 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

11:10 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com