GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama thumbon Bashën e Metën, paralajmëron edhe Bankat

18:20 - 08/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama thumbon Bashën e Metën, paralajmëron edhe Bankat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat dhe thumbimet në drejtim të Lulzim Bashës dhe Ilir Metës nga salla e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, atje ku u mbajt Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste.

Por jashtë vëmendjes së Kryeministrit nuk kanë mbetur as bankat e nivelit të dytë, për të cilat dha edhe një paralajmërim.

E ndërsa paralajmëroi se do të ketë ndryshime edhe të delegatëve të PS-së, nëse e kanë të pamundur të marrin pjesë në mbledhje, apo nuk janë të disponueshëm për to, Rama thumbi Bashën, duke i kujtuar numrin e delegatëve në Kuvendin e PD-së që mbajti dy vite më parë.

“Sa vende ka kjo salla këtu? Pyes sepse ajo partia tjetër ka pasur 6 mijë delegatë në sallë, te kjo salla këtu, sepse ato numërojnë edhe dritat që janë lart për të plotësuar numrin e delegatëve”, tha Rama, duke kujtuar në këtë mënyrë debatin që u bë dy vite më parë kur në sallën e Pallatit të Kongreseve, Lulzim Basha deklaroi se mblidhte rreth 6 mijë delegatë.

Por nuk ka mbetur pas batutave Ilir Meta, ish-aleati i Ramës, në mandatin e parë qeverisës, kohë kur PS dhe LSI qeverisnin vendin.

Rama tha se ai aleati i vogël dikur deklaronte se do të bëhej më i madh se Partia Socialiste, dhe përdorte ato postierët që ndanin pensionet për të marrë nga zarfi i pensionistëve pjesën që mendonin se u takonin, duke u thënë pensionistëve: pensionin e keni nga ai.

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se edhe bankat që operaojnë në Shqipëri i ngjajnë këtyre postierëve që përdorte ai aleati i dikurshëm, që marrin për çdo shërbim atë përqindjen e tyre, njëlloj si zarfi i pensionistëve.

“Ta harrojnë se vetëm ata mund të fitojnë, edhe pse janë krijuar për të fituar. Ta harrojnë se mund të marrin nga “zarfi” njëlloj si ato postierët atë përqindjen për çdo veprim që kryhet, pasi edhe të tjerët kanë të drejtë të fitojnë. Bankat marrin pagesë për çdo veprim, që nga rrogat, ndërkohë që kanë nivelin më të lart të cash-it.

Një tjetër drejtim që do e përdorim Inteligjencën Artificiale, që në janar, është ndjekja e evazionit në transaksionet financiare të të gjitha niveleve. Sistemi i fiskalizmit të gjithë biznesit ka nevojë për monitorim. Një pjesë e transaksioneve shmangen, por nuk do të shmangen dot më”, tha Rama.

Etiketa: bankatBASHAkongresimetaRama

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Asamble dhe Kryesi e re, Rama njofton zgjedhjet në PS

Asamble dhe Kryesi e re, Rama njofton zgjedhjet në PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com