GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dorëhiqu”, Rama i përgjigjet protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat tuaja, do t’i shkojmë deri në fund

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dorëhiqu”, Rama i përgjigjet protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat tuaja, do t’i shkojmë deri në fund
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë rolin e viktimës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, teksa i cilësoi si shpifje të gjitha akuzat që hidhen ndaj tij. T

Teksa sulmoi protestuesit dhe mesazhet që jepen në protestë prej 20 ditësh ku kërkohet dorëheqja e tij, Rama tha se është kërcënuar dhe dhunuar online prej protestuesve.

Ai ka deklaruar se është krijuar përshtypjen se ai mund të tërhiqet nga detyra, por theksoi se qeveria do të vijojë mandatin e saj.

“Unë kam pasur shumë mesazhe, nuk e di se për çfarë arsyeje, si qysh tek, e kam lënë përshtypjen sikur më ka shkuar ndërmend që unë të jap dorëheqjen. Kam pasur shumë mesazh”, tha ai në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Por pavarësisht mesazheve që ka marrë, Rama tha se qeveria nuk do mbyllë veshët për të mos dëgjuar ankesat dhe kritikat, por nuk do e dorëzojë kurrë ‘timonin’.

Rama: Unë kam pasur shumë mesazhe, nuk e di se për çfarë arsyeje, si qysh tek, e kam lënë përshtypjen sikur më ka shkuar ndërmend që unë të jap dorëheqjen. Kam pasur shumë mesazhe, dhe gjithmonë e më shumë, sepse gjithmonë e më shumë njerëz fillojnë të qartësohen dhe shohin që kjo është diçka që nuk rri as në qiell, as në tokë. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm, që edhe sikur kurrë të mos na ketë votuar, ta pranojë që Tirana të bëhet një territor sfilatash për një turmë që shkon dhe bllokon aeroportin. Nuk e pranon dot askush më këtë. Është e pamundur.

Dhe natyrisht, tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme, dhe është një përzierje, siç e thonë këta patriotët dixhitalë, mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia, nga territore të tjera për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve. U bëjnë thirrje të mblidhet këtu kombi, ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye, edhe ata të bankave, të mirëpaguarit, më të paguarit me meritën e tyre, e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon fare. Dhe, si kam dhënë përgjigje kujt, sepse më është dukur si… Por kur ka momente të tilla, kam shumë kënaqësi të kujtoj një hollësi te Homeri.

Kur Odiseu afrohet pranë sirenave dhe refuzon që të mos i dëgjojë. Përkundrazi, ai insiston që t’i dëgjojë, sepse vetëm ai që i dëgjon kupton se sa i madh është tundimi në një mënyrë ose në një tjetër. Por ai bën edhe një gjë tjetër: lidhet shumë fort pas direkut të anijes, jo se nuk ka besim te vetja, por sepse nuk e negocion destinacionin. Dhe atë që vetja, në një moment të vetëm, mund t’ia bëjë duke e hedhur në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët që lidh veten te direku. Ai e di që qëllimi është çfarë e ka çuar deri aty e deri në fund. Një qeveri nuk ka të drejtë të mbyll veshtët, por të dëgjojë, duhet ta dëgjoj gjithçka që thuhet në atë shesh, dhe nga diskutimet e para janë dëgjuar. Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin. Ka një gjë që një qeveri nuk mund ta bëj kurrë nëse është aty me destiancion nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Etiketa: doreheqjeKryesore1Ramatimoni

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog
Breaking Views

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West
Breaking Views

Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

21:18 - 10/07/26
Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali
Breaking Views

Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali

20:20 - 10/07/26
Para
Rama sulmon Lubonjën: Me të njëjtën pafytyrësi të atyre që e çuan në burg, më kërkon llogari për Arubën

Rama sulmon Lubonjën: Me të njëjtën pafytyrësi të atyre që e çuan në burg, më kërkon llogari për Arubën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Korrik 2026

07:30 - 11/07/26

Dashi Do jeni shume xheloze ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe mund te debatoni ashpër me te. Sa me...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 11 Korrik 2026

07:27 - 11/07/26
Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje

23:20 - 10/07/26
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

21:18 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com