GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama u shfaq me të rinj demokratë në Vlorë, regon FRPD: Përgjigjen do e marrësh më 11 Maj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama u shfaq me të rinj demokratë në Vlorë, regon FRPD: Përgjigjen do e marrësh më 11 Maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forumi Rinor i Partisë Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit postoi një fotografi gjatë mbrëmjes së djeshme, ku pretendonte se ishte krah të rinjve të FRPD.

Rama deklaroi se mbrëmjen e djeshme ka patur një takim me reth 100 anëtarët të FRPD-së, të cilët sipas tij iu ankuan për shpërfilljen e zyrtarëve ndaj tyre.

“Dje Zamira më ka bërë një surprizë që është një nga momentet më të veçanta të karrie rës time politike. Më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të FRPD. Një ndjesi faji ndaj tyre nuk më është ndarë ndaj tyre. Ndjesa e fajit për faktin që ata pavarësisht se janë të rinj të angazhuar në një forcë politike, pavarësisht se ca kemi ne me atë forcë politike, pavarësisht se ajo forcë politike në Tiranë ka një surrat pa lidhje me djemtë dhe vajzat këtu më kanë vënë në pozitë të vështirë kur më kanë thënë si sillen përfaqësuesit e PS me ata që nuk i konsiderojnë pjesë të të njëjtës anë” tha Rama.

Përmes një deklarate për mediat, FRPD shkruan se ata që ishin dje në takimin e Ramës, janë individë që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t’u bashkuar me atë që ata e quajnë bandë plaçkitëse të kryeministrit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se dalja e atyre të rinjve krah Ramës, nuk e njollos FRPD-në, që sipas tyre është organizata më e madhe politike në vend.

Në njoftim, FRPD hedh akuza ndaj Ramës së ka shpopulluar Shqipërinë dhe ka dëbuar rininë nga vendi me kamionë e gomone.

Reagimi

Edi Rama, ti je peng i bandave të Sky Encrochat, aspak i FRPD apo çdo lloj rinie!

Pasi shpopullove këtë vend nga gjysma e rinisë duke i debuar nga ky vend me gomone apo kamionë, Shqiperinë dhe të ardhmen e saj e ke lenë peng të krimit dhe korrupsionit!

Të rinjtë e FRPD kanë qenë në ballë të protestave dhe do jenë në ballë të fushatës që do të dëbojë ty nga ky vend një herë e mirë!

Ne jemi rritur komisariateve, sallave të gjyqeve dhe asnjëherë nuk e kemi ulur kokën ndaj regjimit tënd, asnjëherë!

Individë që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t’u bashkuar me bandën tënde plaçkitëse nuk e njollosin FRPD, organizatën më të madhe politike në vend.

Çfarë arrite me FRESSH, të cilën e shkërrmoqe duke e lenë pa struktura, pa kryetar, por mbi të gjitha pa identitet politik por veç nënshtrimin pa kushte ndaj hedonizmit dhe sadizmit tënd, nuk do e arrish kurrë me FRPD!

FRPD do t’i numeroj ditët mbrapsh deri në 11 Maj, aty ku do perballemi jo siç bën me Lulin ne Tik Tok, por me votën masive të rinisë që i shkatërrove, dhunove dhe kërcënove për të plotësuar veprat e skizofrenisë tënde!
Etiketa: FRPDKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
Mesha e parë e Joanit si kryepeshkop/ E mban në Korçë, ku i shërbeu besimtarëve për 27 vite

Mesha e parë e Joanit si kryepeshkop/ E mban në Korçë, ku i shërbeu besimtarëve për 27 vite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com