Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kryebashkiakët që të mos marrin mundimin të kalojnë buxhetet për vitin e ardhshëm nëse nuk kanë parashikuar brenda tij buxhetin për menaxhimin e mbetjeve.
“Qeveria nuk do të rrijë më në këtë pozocion por do të ndërhyjë drejtëpëdrejtë, për këtë arsye janë prefektët këtu. Asnjë buxhet i asnjë këshilli bashkiak nuk do kalojë në rast se në atë buxhet nuk do jetë parashikuar sipas kostimit për të cilën qeveria do punojë për ju, pastrimi. Ministrja do jetë vetë në mbledhjet e këshillave bashkiakë”- u shpreh Rama.
Shefi i qeverisë tha se çdo bashki i ka mundësitë financiare për të mbuluar menaxhimin e përditshëm.
“Asnjë bashki nuk pa problem të mbulojë pjesën e menaxhimit të përditshëm të mbetjeve nga pikëpamja financiare por edhe sikur i gjithë buxheti i bashkisë të shkojë për pastrimin do shkojë për pastrimin. Asgjë nuk ëhstqë më e rëndësishme. Shqipartët nuk janë poppull që janë dalluar si pisanjoz në shtëpitë e tyre. Askush nga ne nuk mund të bashkëjetojë me turpin e pisllëkut, e patolerueshme, e pajustifikueshme dhe e papranueshme nga buxheti i vitit të ardhshëm për çdo bashki që të mos vendosë aty të gjithë fondin që duhet për të mos pasur vendepozitime ilegale, për të mos lejuar pirgje që bëhen stok me javë të tëra nëpër territor, për të kontrolluar procesin më së miri. Kjo kërkon kostim, buxhet, vullnet, dhe mirëadministrrim”- tha Rama.
Por në këtë mbledhje nuk munguan as kritikat dhe tonet e ashpra për bashkitë “më të pista. Sipas Ramës shembulli më negativ sa i takon mbetjeve dhe papastërtisë është Himara, dhe pas saj Elbasani, Durrësi dhe Kamza. Ndërkohë që bashkitë që sipas Ramës kanë dhënë shembuj pozitiv në trajtimin e mbetjeve janë Lezha dhe Korça.
Rama tha se në bashkëpunim me donatorët e huaj, qeveria ka hedhur miliona euro për çështjen e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve, dhe tashmë është koha që qytetarët të kenë rezultate të prekshme dhe të matshme.
Rama paralajmëroi të gjithë kryetarët që nëse nuk kanë të parashikuar në buxhet zërin për trajtimin e mbetjeve dhe pastrimin e mjedisit, ata nuk do të miratohen nga ana e qeverisë.
“Qeveria do të ndërhyjë drejtpërdrejt, asnjë buxhet i asnjë këshilli bashkiak nuk do kalojë nëse në të nuk parashikohet ajo për të cilën qeveria do të punojë, pastrimi.
Ministrja do të jetë vetë e pranishme, asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë menaxhimin e përditshëm të mbetjeve nga financat.
Edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastrimin le të shkojë, shtëpitë e shqiptarëve në cdo kohë pavarësisht nivelit të varfërisë kane qenë shembull pastrimi, nuk janë dalluar ndonjeherë për pisanjos”, tha mes të tjerave Rama.
Kryeministri tha se këto diskutime marrin peshë sot që ka pika fundore dhe se në vijim nuk do të lejohet asnjë depozitim i paligjshëm i plehrave.
Ai theksoi se tarifat do të shtohen për bizneset sepse janë pikërisht ato që tejmbushin kazanët e plehrave dhe nuk i lënë që të mblidhen në një orar të caktuar me thasë.
Ndër të tjera, Rama ka paralajmëruar të gjithë ata punonjës të bashkisë Lushnje që kanë firmosur për ndërtimin e karburantit që u shemb një ditë më parë do të shkojnë në prokurori.
Në fjalën e tij para kryetarëve të bashkive, Rama foli me tone të ashpra, duke thënë se duhet të marrin masa për pastrimin e territorit.
Sipas tij situata në vend është në udhëkryq dhe kjo do të zgjidhet tani.
“Populli nuk pyet si ke qenë dje, por si je sot. Sot situata është në udhëkryq, dhe nga kjo situatë do dalim tani. Vërtet ka gjëra që duan vite, por ka gjera që duan qartësi dhe vullnet. Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën, periferinë dhe zonën rurale. Për fat të keq sot kemi një vend të papranueshme depozitimesh të paligjshme, kriminale në raport me mjedisin, të cilat çdo ditë përdoren nga ju. Kemi pastaj pirgjet e plehrave lart e poshtë, si ato që u treguan këtu dhe që janë të panumërta, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare që janë një problem më vete dhe ku nuk mund të konsiderohen ju si përgjegjës, pavarësisht se kur vjen puna për të dhënë leje të paligjshme për karburante hyni dhe te rrugët kombëtare, por kur vjen puna për ti pastruar, jo vetëm që nuk hyni, por nuk jua kërkon askush. Për atë karburantin të prishur dje do të shkojnë në prokurori të gjitha ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjës. Sepse bashkitë nuk kanë asnjë të drejtë të japin asnjë leje për asgjë në rrugët kombëtarë dhe për më tepër në shkelje të plotë të atij ligji, që thotë 20 m nga aksi i rrugës kombëtare nuk mund të zhvillohet asgjë”, tha Rama.