GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama vizitë në Kiev, Genc Pollo: Ja si po e justifikon refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë nga Vuçiç

17:59 - 15/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama vizitë në Kiev, Genc Pollo: Ja si po e justifikon refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë nga Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë që kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Ukrainë, ish-deputeti demokrat, Genc Pollo ka analizuar deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ish-deputeti shkruan se Rama ndryshe nga të gjithë liderët e Evropës justifikon refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë nga Vuçiç.

Ish-deputeti Pollo shkruan se Rama përpiqet ta mbrojë me sofizma Vuçiç.

“Edi Rama në intervistë me politico.eu justifikon refuzimin e sanksioneve europiane ndaj Rusisë së Putinit nga ana e presidentit serb Vuçiç.
Me këto argumente:

1-“Serbia është ndryshe nga të tjerët sepse ka lidhje historike e speciale me Rusinë”
Ky është një pohim i rremë pasi shumë shtete sllave në Ballkan si p. sh. Bullgaria ka lidhje historike e speciale me Rusinë. Edhe për Malin e Zi mund të thuhet deri diku kjo gjë. Por edhe në Europën Qendrore ka shtete sllave me një histori përgjithësisht miqësore me rusët. Megjithatë të tëra këto shtete kanë adoptuar sanksionet e Brukselit ndaj Serbisë. Vetëm dy janë përjashtimet: Bjellorusia e Lukashenkos dhe Serbia e Vuçiçit. Rama thotë të pavërteta (mendoj se është i ndërgjegjshëm për këtë) për të legjitimuar pozicionin e Vuçiçit.

2- “Adoptimi i sanksioneve (të plota) nga Serbia është praktikisht i pamundur… Është vetëvrasës për ekonominë serbe”

Ky është tipikisht argumenti i “njeriut të kashtës” (straë man) kur ndryshohet arbitrarisht objekti i çështjes për të dalë në një konkluzion të volitshëm.
Sanksionet e BE nuk janë të tilla që asfiksojnë ekonominë; Shtetet në BE vazhdojnë të blejnë gaz nga Rusia; naftën e mbyllin në fund të v. 2022 e kanë bërë përjashtime nga sanksionet për shtete me vartësi të theksuar nga hidrokarburet ruse si Sllovakia, Hungaria etj. Por ka një sërë sanksionesh ekonimikisht të përballueshme që përbëjnë 97% të listës së Brukselit. Për këtë duhet vullnet e vizion politik. Vuçiçi e ka bërë të qartë pozicionin e tij; madje disa herë. Rama përpiqet t’a mbrojë me sofizma.

3- “Nganjëherë duhet t’a durojmë tjetrin. T’a kuptojmë atë. Ndryshe nuk e ruajmë bashkësinë tonë për synime të larta. … Serbia është në rrugën e duhur vetëm se duhet të ecë më shpejt”
Këtu Rama nuk mashtron. Nëse synimi është një regjim korruptokratik ai është në elementin e vet. Dhe të Vuçiçit

4- “Presioni i tepruar i Perëndimit ndaj Serbisë është shkatërrues për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”
Kjo po që është risi e surprizë! Se deri dje konsensusi, përfshi edhe kampin Rama retorikisht, ishte se burim destabilizimi ishte Serbia me qendrimin e saj ndaj Bosnjës e Kosovës si dhe me lidhjet e saja me fuqitë jo miqësore ndaj Europës. Mbas agresionit të Putinit ndaj Ukrainës ky konsensus u konsolidua dhe thirrjet ndaj Vuçiç-it për ndryshim kursi u shtuan. I fundit ishte para ca ditesh kancelari gjerman në Beograd. Kjo dalje nga rreshti e Ramës është vërtet për t’u parë.
Deri në serinë e ardhëshme.
To be continued.
Genc Pollo”-shkruan Pollo.

 

Lajme të lidhura

Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Prokuroria dërgon në KLGJ rezultatet për gjyqtaren Irena Gjoka: Fshehu dënimin në Greqi!

11:06 - 20/01/26
PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës
Aktualitet

U përjashtuan nga seancat e Kuvendit, deputetët demokratë kërkojnë që mbjedhja të bëhet e hapur për mediat

10:55 - 20/01/26
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

10:26 - 20/01/26
Para
Lukaku: Nuk jam i lumtur te Chelsea, nuk e gjej veten nën urdhrat e Tuchel

Dy formula, si Interi po tenton të “grabisë” Lukakun nga Chelsea

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asnjë dëmshpërblim pas përmbytjeve, ngrihen në protestë fermerët e Maliqit
Aktualitet

Asnjë dëmshpërblim pas përmbytjeve, ngrihen në protestë fermerët e Maliqit

11:36 - 20/01/26

Fermerët e fushës së Maliqit dolën këtë të martë në një protestë për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara...

Lexo më shumë
Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor

Prokuroria dërgon në KLGJ rezultatet për gjyqtaren Irena Gjoka: Fshehu dënimin në Greqi!

11:06 - 20/01/26
PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

U përjashtuan nga seancat e Kuvendit, deputetët demokratë kërkojnë që mbjedhja të bëhet e hapur për mediat

10:55 - 20/01/26
QSUT pa drita! Shpërthen mjeku: Krim institucional, në reanimacion edhe sekondat vrasin

QSUT pa drita! Shpërthen mjeku: Krim institucional, në reanimacion edhe sekondat vrasin

10:42 - 20/01/26
KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 mln dollarë munguan nga nafta bruto

KLSH: Albpetrol nuk zbaton rekomandimet, mbi 14.4 mln dollarë munguan nga nafta bruto

10:33 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com