GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama “zgjidh qesen” për pagat e shtuara të gjyqtarëve e prokurorëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama “zgjidh qesen” për pagat e shtuara të gjyqtarëve e prokurorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një akti normativ, qeveria po bëhet gati që të përdorë fondin e kontigjencës për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve – një borxh që në total kap vlerën e 3 miliardë lekëve.

Qeveria shqiptare po përgatitet të shlyejë detyrimet e prapambetura për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve me fondet e mbetura të buxhetit 2023, me anë të një akti normativ që po harton Ministria e Financave.

Vendimi për kalimin e fondit të kontigjencës për shlyerjen e këtyre detyrimeve u bë i ditur në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve më 24 nëntor, gjatë miratimit të projekt-buxhetit për vitin 2024.

Duke iu referuar kërkesave të institucioneve të drejtësisë, deputeti Klevis Xhoxhi, si relator i çështjes, njoftoi se komisioni ishte dakordësuar me Ministrinë e Financave që kësaj çështje t’i jepej zgjidhje brenda këtij viti.

“Për detyrimet e prapambetura për gjyqtarët dhe prokurorët në sistemin e drejtësisë është gjendur mundësia që të bëhen nga fondi i kontigjencës, nëpërmjet një Akti Normativ që do të akomodojë fondet e mbetura të buxhetit 2023,” tha Xhoxhi.

Burime nga Ministria e Financave i thanë BIRN se fondi në total i llogaritur nga këto detyrime që nga viti 2019 mendohet të jetë 3 miliardë lekë, por Akti Normativ do të sqarojë mënyrën e shlyerjes së tyre.

Sipas ligjit, fondi i kontigjencës përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për raste të paparashikuara.

Detyrimet rrjedhin nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese për shtesën prej 14 mijë lekësh të pagës për magjistratët që nga viti 2019 e në vijim, shtesë që nuk gjente zbatim në buxhetin e vitit 2024 duke krijuar ankesa nga institucionet e drejtësisë.

Këto institucione po përballen me përmbarimin, pasi dhjetra prokurorë e magjistratë kanë fituar gjyqet për përfitimin e kësaj shtese page.

Gjatë dëgjesave për buxhetin në Komisionin e Ligjeve përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë kërkuan nga Kuvendi që të zbatohet vendimi i Gjykatës dhe të parashikohej kompensimi për shtesat e prapambetura në buxhetin e ri që Kuvendi u akordon këtyre institucioneve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioni i Pavarur i Apelimit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apeluan që Kuvendi të zgjidhte ngërçin e krijuar duke e cilësuar këtë çështje sensitive për mbarvajtjen e punës dhe pavarësinë e tyre.

Efektet financiare vetëm për KLGj shkonin përafërsisht në 700 milionë lekë.

Prokuroria e Përgjithshme u ankua për bllokim të llogarisë së thesarit për shkak të vendimeve përmbarimore, si shkak i moshlyerjes së detyrimeve për shtesat e pagave të punonjësve.

Ndërsa organet e vetingut e cilësuan me rëndësi shlyerjen e detyrimit, në mënyrë që të detyroheshin komisionerët të përballeshin me gjyqtarët të cilët i kanë subjekt të verifikimit.

Që prej dy vitesh punonjësit e organeve të drejtësisë po fitojnë në masë gjyqet për zbatimin e këtij vendimi duke futur në ngërç financiar funksionimin e tyre dhe duke i shtuar detyrimeve financiare të shtesës së pagës edhe shpenzimet gjyqësore e përmbarimore.

Beteja e gjyqtarëve nisi në fillim të vitit 2021, pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku konstatoi se kishte një gabim në interpretimin e ligjit “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, gabim që u kishte mohuar atyre 14 mijë lekë në muaj.

Sipas përllogaritjes së re paga referencë e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur deri në atë kohë.

Ministria e Financave refuzoi të zbatonte rekomandimin, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe me një kosto të lartë në buxhetin e shtetit, ndërsa Komisioni i Ligjeve ndërhyri në ligj duke e ndryshuar nenin përkatës për të ruajtur përllogaritjen e vjetër të pagës 118.00 lekë.

Por gjyqtarët e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila një vit më parë i shpalli antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca antikushtetuese duke detyruar Kuvendin të rishikonte përllogaritjen e pagave për magjistratët dhe duke i vendosur buxhetit të shtetit një barrë financiare për kompensimin e detyrimeve të prapambetura që nga viti 2019. /BIRN/

Etiketa: drejtesiapagaqeseqeveria

Lajme të lidhura

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk
Aktualitet

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26
Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë
Aktualitet

Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

13:21 - 12/10/26
Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së
Aktualitet

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

13:12 - 12/10/26
Para
Ky është 70 vjeçari që qëlloi ndaj fqinjëve në Kamëz!

Ky është 70 vjeçari që qëlloi ndaj fqinjëve në Kamëz!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk
Aktualitet

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26

Policia greke ka arrestuar 3 të rinj 19, 21 dhe 22 vjeç, në aksin Kalamata-Pylos në Meseni, të cilët rezultuan...

Lexo më shumë
Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

13:41 - 12/10/26
Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

13:21 - 12/10/26
Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

13:12 - 12/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej

12:56 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com