GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ramadani: Do hyjmë për të fituar ndaj Çekisë, por pres nga tifozët…

12:02 - 09/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ramadani: Do hyjmë për të fituar ndaj Çekisë, por pres nga tifozët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria po bëhet gati për sfidën me Republikën Çeke e vlefshme për kualifikueset e Europianit, “Gjermani 2024”.

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, u shpreh se skuadra do të kërkojë të marrë maksimumin dhe gjithashtu ka dhe një kërkesë për tifozët.

“Nëse arrijmë Europianin është një gjë e madhe për mua, për gjithë Shqipërinë, për familjen time. Atje në Itali jam duke bërë mirë dhe besoj të vazhdoj kështu.

Kemi ardhur me mentalitetin e duhur. Kur e kemi mbaruar ndeshjen me Poloninë, një ndeshje e vështirë. Me Çekinë është ndeshje e vështirë gjithashtu, kanë pësuar vetëm dy gola.Duhet të hyjmë me qasjen e duhur, pa eufori dhe të marrim rezultatin pozitiv.

Normalisht ndeshja në shtëpi është më ndryshe. Kemi tifozët tanë që na përkrahin dhe ne do të hyjmë që të fitojmë ndeshjen.

Unë isha i fokusuar te ndeshja me Sasuolon, sepse dhe na duhen pikë atje. Por kur mbaron ajo ndeshje vëmendja kalon automatikisht te Kombëtarja.

Është hap i madh për mua sepse Seria A është kampionati i dytë më i fort që në botë. Këtu ku jam dua të jap maksimumin. Shpresoj që dhe me Çekinë të jap maksimumin.

Kë do tërhiqja në kampionatin italian? Të gjithë. Që ta bëjmë skuadrën sa më të fortë.

Ne do hyjmë për më shumë sepse kemi tre finale. Do të hyjmë të bëjmë maksimumin dhe e dimë se çfarë na pret po morëm rezultatin pozitiv.

Siç thashë janë tre finale. Llogaritë do të bëhen më vonë. Sikur dhe dy ndeshjet e tjera do të shpresojmë të bëjmë mirë. Llogaritë do t’i bëjmë në fund.

Ne jemi profesionistë. Çdo herë ka presion në çdo ndeshje. Nuk duhet të bëjmë ndonjë gjë që të na dëmtojë. Nga minuta e parë duhet të tregojmë kujdes.

Çekia është në vendin e dytë dhe janë ekip më të fortë fizikisht. Normalisht që është kundërshtari direkt.

Interesi i lartë i tifozëve? Kjo do të thotë që është përkrahje shumë e madhe për ne dhe shpresojmë mos t’i zhgënjejmë. Të bëjmë si në ndeshjen e fundit. Dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët anë e mbanë ku janë që vijnë të na mbështesin. Duhet t’ia kthejmë në fushë.

Do i lutesha tifozëve të mos hedhin gjëra në fushë sepse ata janë lojtari i 12-të i joni dhe na duhen për ndeshjet e radhës. Kjo do ishte mirë që të jenë me ne gjithmonë. Nuk duam t’i humbim për këto hedhje në fushë”, u shpreh Ramadani në konferencën për mediat.

Etiketa: ÇekiRamadanitifoze

Lajme të lidhura

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
Para
Ka një lutje për rikthim, Fero nuk heq dorë nga Arbenita

Ka një lutje për rikthim, Fero nuk heq dorë nga Arbenita

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com