GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka në duar 80% të tenderëve me vlera të mëdha monetare që zhvillohen në Shqipëri, për institucionet qendrore, ku përfshihen Kryeministria, ministritë, policia, ushtria, shëndetësia, shërbimet dhe agjencitë publike.

Në duart e “Lindës” së OBP-së, kryeministri Edi Rama ka kaluar dhe tenderët që bënte Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ai e ka justifikuar këtë vendim monopolizimi të tenderëve me mashtrimin se gjatë drejtimit nga Arlinda Pogaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i ka dhënë fund korrupsionit dhe gjoja i ka kursyer 40 milionë euro buxhetit të shtetit.

Faktikisht, gjatë 2 viteve drejtim të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Linda i ka shtuar vjedhjet me tenderët, nëpërmjet caktimit të fondeve limit tepër të larta që të duket sikur ka kursime, tenderëve pa garë dhe me kontrata 98-100% të vlerave të fondeve limit.

Me kalimin e tenderëve miliona euro të AKSHI-t në kompetencë të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, drejtoresha Arlinda Pogaj ka marrë pushtet të fuqishëm mbi fondet publike dhe rol kryesor në pazaret me kompanitë që aplikojnë për tenderë.

Sipas njoftimeve në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 11 maj 2026, Linda e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ka filluar të zbatojë këtë superpushtet, me 7 tenderë të AKSHI-t, duke firmosur 7.6 miliardë lekët e para.

Tenderi i parë është me objekt: “Mirëmbajtja e Sistemit të Menaxhimit e-Taxation për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, me vlerë fondi limit 2.7 miliardë lekë me TVSH.

Tenderi i dytë është me objekt: “Mirëmbajtje e Sistemit e-kontrolli për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH)”, me vlerë fondi 2.52 miliardë lekë me TVSH.

Tenderi i tretë është me objekt: “Mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të informacionit për Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN)”, me vlerë fondi limit (vlera mungon në tekstin origjinal) milionë lekë me TVSH.

Tenderi i katërt është me objekt: “Mirëmbajtje e Sistemit të Provimit të Shtetit për Profesionet e Rregulluara (SPSH)”, me vlerë fondi limit 540 milionë lekë me TVSH.

Tenderi i pestë është me objekt: “Mirëmbajtje e sistemit të identifikimit dhe gjurmimit të anijeve me rreze të gjatë veprimi”, me vlerë fondi limit 180 milionë lekë me TVSH.

Tenderi i gjashtë është me objekt: “Mirëmbajtja e sistemit për shkëmbimin e informacionit financiar me entitetet e huaja për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, me vlerë fondi limit 420 milionë lekë me TVSH.

Tenderi i shtatë është me objekt: “Mirëmbajtja e sistemit të bazës së të dhënave shtetërore për trafikun detar”, me vlerë fondi limit 660 milionë lekë me TVSH.

Për të shtatë tenderët, drejtoresha Arlinda Pogaj nuk ka caktuar datë, por ka vendosur shënimin: “Do të zhvillohen brenda muajit korrik 2026”, pa e ditur nëse do t’i zhvillojë para ose pas kthimit nga plazhi në resortin e preferuar në Himarë./Pamfleti

Etiketa: lindaRamatendera

Lajme të lidhura

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët
Aktualitet

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
Para
Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com