GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrjeti i gazetarëve të Sigurt për Ramën: Zgjodhi arrogancën, hera e dytë që vepron kështu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij mbi situatën e lirisë së medias në Shqipëri për vitin 2026, Rama reagoi disa herë në platformën X, duke u përpjekur të kundërshtojë gjetjet e indeksit për mungesën e pluralizmit në mjedisin mediatik shqiptar.

Duke iu referuar një platforme monitorimi mediatik të bazuar në inteligjencën artificiale, Rama tha se zërat e opozitës kanë qenë disa herë më të pranishëm në media sesa ata të qeverisë, ndërsa burimet kritike ndaj qeverisë kanë dominuar më shumë se burimet proqeveritare. Ai iu referua gjithashtu të dhënave të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, sipas të cilave opozita zuri 60.12 për qind të kohës televizive politike gjatë muajit mars. “Këto nuk janë perceptime, por fakte të matshme”, tha Rama,

Shqipëria u rendit në vendin e 83-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, mes 180 vendeve të përfshira në vlerësim.

Sipas RSF-së, liria e shtypit në vend është përkeqësuar, ndërsa gazetarët përballen me presion politik, vështirësi në aksesimin e informacionit dhe sfida për pavarësinë editoriale. Raporti shton se gazetarët kritikë ndaj qeverisë bëhen shpesh objekt i sulmeve të diskreditimit dhe intimidimit.

Ekspertë të lirisë së medias në Shqipëri i thanë BIRN se kryeministri po përpiqet të ndërtojë një narrativë alternative për gjendjen e medias, duke zhvendosur debatin nga problemet strukturore të sektorit.

Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e SCiDEV dhe përfaqësuese e Rrjetit SafeJournalists në Shqipëri, tha për BIRN se Rama po përpiqet të kundërshtojë atë që është dokumentuar prej vitesh nga raportet ndërkombëtare dhe vendore të pavarura për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

“Replika e fundit me RSF-në nuk është një rast i izoluar. Më herët, një logjikë e ngjashme është përdorur edhe ndaj Rrjetit SafeJournalists dhe reagimeve të tij për mbrojtjen e transmetuesit publik, si dhe në raste të tjera kur janë ngritur shqetësime për klimën mediatike në vend”, tha Bino.

Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Isa Myzyraj, kreu i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, AGSH.

“Me ‘sherrin’ online me RSF-në, Rama dëshiron të zhvendosë vëmendjen nga problemet thelbësore dhe shqetësuese, ndërsa u paraqet statistikë matematikore që nuk kanë lidhje me lirinë e medias”, tha Myzyraj për BIRN.

Sipas tij, kjo është një strategji e njohur e kryeministrit për të shmangur debatin mbi problemet reale. “Kjo nuk është një strategji e re; e kemi parë qindra herë gjatë këtyre 13 viteve”, shtoi ai.

Edhe Bino argumentoi se kemi të bëjmë me një përpjekje për të zhvendosur debatin nga problemet strukturore të medias.

“Strategjia është e qartë: debati zhvendoset nga problemet reale të ekosistemit mediatik drejt një polemike ku disa shifra paraqiten si provë përfundimtare mbi një nga dimensionet kryesore të demokracisë dhe të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha ajo.

Sipas Binos, të dhënat e cituara nga kryeministri nuk japin përgjigje për çështjen e kapjes së medias, e cila nuk lidhet thjesht me praninë ose mungesën e opozitës në ekran.

“Minutazhi i opozitës apo i qeverisë nuk është tregues i mjaftueshëm i lirisë së medias dhe fakti që opozita përmendet më shumë nuk provon se media është e lirë”, tha ajo.

Bino shtoi se liria e medias lidhet kryesisht me faktin se kush i zotëron mediat, kush i financon ato, si shpërndahen reklamat publike dhe private, sa transparent është tregu mediatik dhe çfarë kostoje paguajnë gazetarët ose mediat kur prekin interesa politike dhe ekonomike.

Sipas saj, replika të tilla e zhvendosin vëmendjen nga struktura e pushtetit mbi median drejt dukshmërisë së aktorëve politikë.

Myzyraj theksoi veçanërisht koston që paguajnë zërat kritikë ndaj qeverisë.

“Nëse një person apo një entitet paraqet fakte që tregojnë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet, Rama përfshihet në debat personal me të, duke u përpjekur ta banalizojë diskutimin dhe të zbehë rëndësinë e shqetësimit real”, tha ai.

Bino vlerësoi gjithashtu se postimet e gjata në anglisht, të drejtuara ndaj RSF-së ose audiencës ndërkombëtare, kanë një efekt të menjëhershëm në debatin publik vendas.

“Postimet e gjata në anglisht, drejtuar RSF-së apo audiencës së huaj, nuk janë vetëm komunikim me organizatat ndërkombëtare. Ato prodhojnë menjëherë lajm në Shqipëri, riprodhohen në shqip dhe përdoren për të krijuar përshtypjen se qeveria është e hapur ndaj dialogut, ndërsa kritikët janë të njëanshëm dhe refuzojnë të pranojnë ‘të dhënat’”, përfundoi ajo./BIRN

Etiketa: Kryesore1MEDIARama

Lajme të lidhura

Kapet me kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Kapet me kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

15:25 - 10/07/26
Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar
Aktualitet

Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

14:45 - 10/07/26
KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos
Aktualitet

KLGJ rrëzon kërkesën për t’u emëruar gjyqtare të motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos

14:18 - 10/07/26
Para
Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA-së, kova plastike ngre në këmbë Policinë e Shtetit

Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA-së, kova plastike ngre në këmbë Policinë e Shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%
Breaking Views

Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%

16:53 - 10/07/26

Euro po humbet gjithnjë e më shumë terren përballë lekut. Këtë të premte valuta evropaine preku nivelin më të ulët...

Lexo më shumë
Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe

Gati 5 miliard euro kredi e dhënë për blerje pronash! Rritet kredia e keqe

16:44 - 10/07/26
Doli i dëmtuar nga çerekfinalja me Marokun, Mbappe tregon si është gjendja e tij

Doli i dëmtuar nga çerekfinalja me Marokun, Mbappe tregon si është gjendja e tij

15:45 - 10/07/26
Kapet me kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Kapet me kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

15:25 - 10/07/26
Kalendari i sezonit të ri në Superiore, FSHF cakton ditën e hedhjes së shortit

Kalendari i sezonit të ri në Superiore, FSHF cakton ditën e hedhjes së shortit

15:05 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com