GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një komunikimi me mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, se projekti i parashikuar në Zvërnec do të realizohet vetëm në prona private që disponojnë tituj të rregullt pronësie.

Sipas tij, pas refuzimit të një versioni të mëparshëm, investitorët angazhuan disa nga studiot dhe ekspertët më të njohur ndërkombëtarë për të ridizenjuar projektin dhe për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm.

“Pasi u refuzua projekti investitorët angazhuan 5 studio ndërkombëtare ndër më të mirat në botë, dhe një grup inxhinierësh nga më të mirët në botë që ende po punojnë të paraqesin studimin mjedisor që nuk e kemi ende.”, tha Rama.

Rama komentoi edhe çështjen e gardhit të vendosur në zonë, duke theksuar se kompania përgjegjëse do të ndëshkohet për shkeljet e konstatuara.

“Lufta deri tani po bëhet me një gardh të shëmtuar skandaloz me tela me gjemba për të cilën kompania do të paguajë një gjobë të majme dhe për dhunën e ushtruar nga ajo kompania që nuk do të punojë më në republikën e Shipërisë.”

Ai tha se investitorët kanë zhvilluar takime dhe konsultime në Vlorë me ekspertë dhe akademikë për të diskutuar aspektet e projektit.

“Kanë ardhur investitorët, ka ardhur edhe ajo zonja në Vlorë jo për të bërë foto apo pushime, por me inxhinierë dhe grupin e arkitektëve dhe kanë bërë gjysmë dite dëgjesë me profesorë që kanë folur për të gjithë aspektet.”

Kreu i qeverisë bëri të ditur se në mars të vitit 2026 është paraqitur një variant i ri i projektit.

“Në mars 2026 është paraqitur një projekt tjetër komplet i rikonceptuar me një qasje tërësisht ndryshe.”

Sipas Ramës, Këshilli Kombëtar i Territorit nuk ka dhënë miratim të plotë për projektin dhe ka vendosur një sërë kushtesh e kufizimesh.

“Këshilli Kombëtar i Territorit, tregtarët pra që për llogari timen shesin Shqipërinë, nuk e kanë miratuar të gjithin por kanë vendosur kushte dhe kufizime.”

Duke shpjeguar ndryshimet e bëra, ai tha se projekti nuk do të zhvillohet në lagunë dhe se ndërtimi i një marine është hequr nga planet.

“Projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie, laguna nuk preket, dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë. Ishte në versionin 1 dhe 2 por u hoq.”

Rama shtoi se investitorët janë përballur me kërkesa të rrepta për respektimin e standardeve ligjore dhe mjedisore.

“Nuk po ju them që investitorët thonë nuk e kemi pritur kurrë që në Shqipëri shteti do të jetë kaq rigoroz dhe pse kanë kërkuar të veprojnë konform ligjit. Duan të investojnë jo të sjellin barcaleta.”

Në përfundim, kryeministri theksoi se projekti duhet të garantojë mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e ekuilibrave natyrorë të zonës.

“Projekti duhet të ruaje peizazhin natyror cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të habitatit”, tha ai.

Etiketa: projektRamazvernec

Lajme të lidhura

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën
Aktualitet

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
Para
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26

Deputeti demokrat Besart Xhaferri, duke komentuar projektin e ri të ligjit për resortet që proklamohet nga qeveria Rama, tha se...

Lexo më shumë
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com