GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ramë Lahaj për ‘The Stage’: Ëndrra e radhës është të krijoj një festival operistik në vendlindje

09:54 - 29/06/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ramë Lahaj për ‘The Stage’: Ëndrra e radhës është të krijoj një festival operistik në vendlindje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenori kosovar Rame Lahaj, në një intervistë për gazetën prestigjioze angleze, The Stage, ka folur rreth rrugëtimit jo fort të zakonshëm të tij ku si fëmijë, atë e gjeti lufta në mes të adoleshencës, kurse tani ai po planifikon të organizojë një festival në vendin e tij të lindjes, në Istog.

Trajnimi i tij muzikor nisi në moshën 21 vjeçare dhe tani tenori është shndërruar në një yll ndërkombëtar me suksese të njëpasnjëshme. Ndërsa, për rrugëtimin e tij të pazakontë në karrierë, dëshirën rreth hulumtimit të muzikës, realizimin e ëndrrës së madhe për të performuar në skenat më prestigjioze ndërkombëtare dhe ëndrra e radhës për të ngritur një festival operistik në vendlindje, janë këto vetëm disa aspekte të shpalosura në intervistën e dhënë për ‘The Stage’.

Lahaj e bëri këtë të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku është shprehur mjaft i lumtur që ai ka përmbushur dekadën e tij të parë të karrierës ndërkombëtare në Operën Mbretërore të Anglisë e tutje ka treguar për ëndrrën e tij që pritet ta realizojë.

“Intervista për gazetën prestigjioze angleze, The Stage, ku folëm për rrugëtimin jo fort të zakonshëm të një fëmijë, që lufta e gjeti në mes të adoleshencës.

Se si, dëshirën për të hulumtuar rreth muzikës e filloi në moshën 21 vjeçare e deri tek realizimi i ëndrrës së madhe për të performuar në skenat më prestigjioze ndërkombëtare deri tek ëndrra e radhës për të ngritur një festival operistik në vendlindje”, shkruan Lahaj.

Tutje në dekadën e tij të parë të karrierës ndërkombëtare, gjithë suksesin ia dedikon nënës së tij.

“Krenarinë mund ta ndjejnë vetëm ata që pavarësisht vështirësive dhe sfidave të jetës kanë këmbëngulur dhe realizuar premtimin që ia kishin bërë vetës. Këtë dekade dhe debutim të rëndësishëm ia dedikoj nënës time duke ju përulur asaj dhe të gjitha nënave shqiptare për edukatën e dhënë pavarësisht periudhave të vështira që kemi kaluar”, shkruan Ramë Lahaj. 

Etiketa: Ramë Lahaj

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
“Në fakt po shkrij nga vapa”, Arjola shfaqet provokuese në këtë fustan të shkurtër

“Në fakt po shkrij nga vapa”, Arjola shfaqet provokuese në këtë fustan të shkurtër

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com