GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ramos kërkon një klub në Champions, ish-ekipi e refuzon

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ramos kërkon një klub në Champions, ish-ekipi e refuzon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Pasi largohesh nga Reali i Madridit, vjen fundi”, kjo frazë e thënë nga mesfushori kroat Luka Modriç, pas largimit të Cristiano Ronaldos nga klubi mbretëror, te Juventusi, po merr jetë përsëri, për një tjetër nga ish-legjendat e rekordmenëve të Spanjës e botës.

Sergio Ramos i dha lamtumirën PSG-së në fund të edicionit sportive 2022-2023 pasi palët nuk rinovuan marrveshjen mes tyre, kjo gjë e ndikuar edhe nga dëmtimet e vuajtura nga mbrojtësi (sidomos në vitin e parë në Paris). U përfol për shumë klube të interesuara për mbrojtësin spanjoll, por për momentin ai ka mbetur në shtëpi, pa një destinacion të qartë për të ardhmen e tij.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se në fakt Ramos kishte piketuar një kthim të bujshëm në vendlindje. Ai kishte shprehur gatishmërinë që të bashkohej me Seviljen, klubi ku u bë i famshëm, teksa ishte gati të bënte sforco të rëndësishme financiare duke ulur pretendimet e tij ekonomike.

Por, fituesit e Europa League, e kanë hedhur poshtë këtë ide, ndonëse ky i fundit kishte bërë të qartë se ishte gati të paguhej edhe me “bonuse objektivash”, si numër ndeshjesh të luajtura apo në bazë të klasifikimit në kampionat dhe kompeticionet ndërkombëtare.

Zëvendëspresidenti i klubit, Jose Maria Del Nido, deklaroi publikisht se nuk ka asnjë mundësi që Ramos të kthehet te Sevilla, ku është formuar si futbollist. Edhe Viktor Orta, drejtori sportiv, përsëriti të njëjtën gjë. “Me modelin e skuadrës që kemi, nuk ekziston asnjë mundësi që ai të vijë, pasi kemi 6 mbrojtës qendre. Me një numër të tillë futbollistësh në këtë pozicion, nuk ekziston mundësia për të folur me të”, tha ai, duke bërë të qartë se nuk kishte në plane Ramosin.

Etiketa: Championsramossevilla

Lajme të lidhura

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës
Sport

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26
Para
Vritet argjentinasja, arrestohet zvicerani/ Detajet

Vdes 22-vjeçari, ra nga dritarja e banesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com