GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ramosit nuk i pëlqen “shkretëtira e pasur”, gati firma me klubin e MLS?

19:10 - 27/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ramosit nuk i pëlqen “shkretëtira e pasur”, gati firma me klubin e MLS?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos fitoi dy tituj në “Parc des Princes” dhe njoftoi se do të ndryshojë ekipin sezonin e ardhshëm. Përflitet, se lëvizja e fundit për destinacionin e tij të ardhshëm, është pikërisht vendi ku mbrojtësi legjendar zgjodhi të kalonte pushimet.

Sergio Ramos dhe gruaja e tij, Pilar Rubio (45), vizituan Shtetet e Bashkuara ditët e fundit. Ata shkuan në Nju Jork dhe më pas në Jacksonville, Florida, ku çifti mori pjesë në një ngjarje UFC.

“A mund ta ndjekë legjenda e Real Madridit, Leo Messin në Major League Soccer?”,- shkruante botimi “Daily Mail”, i cili shton se Shtetet e Bashkuara do të ishin një opsion, si për pëlqimin e Ramos, ashtu edhe për gruan e tij.

Shtypi në Spanjë vë në dukje, se megjithëse të dy shkuan për t’u çlodhur jashtë shtetit, vizita nënkuptonte gjithashtu kërkimin e terrenit për një transferim në MLS. Vitin e kaluar, Los Angeles Galaxy u interesua për Sergio Ramos. Tashmë një variant mund të jetë edhe Inter Miami, formacioni i ri i Leo Messit dhe Sergio Busquets, i cili kërkon edhe Jordi Alba dhe Andrés Iniesta në këtë merkato.

Gjithsesi, Sergio Ramos nuk ka mungesë të ofertave këtë sezon. Al-Ahli nga Arabia Saudite, e josh atë me një pagë prej 50 milionë eurosh, por iberiani tundohet ta refuzojë propozimin, sepse do të ishte shumë larg gruas së tij, e cila ka një punë si prezantuese televizive në Madrid.

Për Ramos, katër herë fitues i Champions League, ekziston edhe opsioni i Sevillas, klubi i tij shpirtëror, ku filloi futbollin. I lindur në Seville, kampioni i botës nuk do të merrte një rrogë të qëndrueshme në “Ramón Sánchez Pizjuán”, por ai do të ishte përsëri në shtëpi.

Një tjetër opsion është Seria A, ku Sergio Ramos do të kishte një ofertë tërheqëse. Italia do të ishte një sfidë interesante për mbrojtësin andaluzian dhe një avantazh i rëndësishëm do të ishte afërsia me shtëpinë. Nuk bëhet me dije emri i skuadrës së interesuar për qendërmbrojtësin spanjoll.

Etiketa: Beatirx Ramosajmls

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani do publikojnë këngë të re

Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani do publikojnë këngë të re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com