GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Raportet për varrezë masive në Izium të Ukrainës, OKB: Tronditëse

17:44 - 16/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raportet për varrezë masive në Izium të Ukrainës, OKB: Tronditëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizitojë rajonin ukrainas ku raportohet se është gjetur një varrezë masive me mbi 400 trupa për të verifikuar nëse bëhet fjalë për civilë apo ushtarakë të vrarë. Autoritetet ukrainase thanë të premten se po vazhdojnë të zhvarrosin trupa nga një varrezë masive që e kanë zbuluar pasi kanë rimarrë kontrollin mbi rajonin e qytetit Izium. Shefi i Policisë së Ukrainës tha se ka informacione edhe për trupa ushtarësh, por deri tani kanë zhvarrosur vetëm civilë.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha të premten se raportet për varreza të mundshme masive pranë qytetit ukrainas Izium janë “tronditëse” dhe se ekipi i kësaj zyre në Ukrainë shpreson të vizitojë rajonin.

“Është e qartë se çdo raportim i këtij lloji është tronditës. Dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të vërtetohen rrethanat e vdekjes së njerëzve që mund të ndodhen në këto varre kolektive”.

Pylli ku u gjendën qindra varre, u zbulua afër Iziumit pasi kundërofensiva e forcave ukrainase çliroi qytetin verilindor dhe pjesë të tjera të rajonit të Kharkivit.

Gazetarët e agjencive të ndryshme numëruan mbi 400 varre mes pemëve, të shënuara me kryqe. Rusia nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje, ndërsa zyrtarët ukrainas thonë se shumica e trupave të gjetur janë civilë.

“Rreth 50 trupa civilësh, u gjetën në territorin e rajonit të Kharkivit këtë javë. Kjo nuk përfshin varret masive nga të cilat ne ende duhet të nxjerrim trupat”.

Zoti Klymenko megjithatë e pranoi se kanë informacione se në këtë varrezë masive ka edhe për trupa ushtarësh të vrarë. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se ekipet e saj do të donin të verifikonin nëse trupat e gjetur janë të njerëzve të vrarë apo që kishin vdekur nga shkaqe natyrore, vdekje që mund të jenë shkaktuar nga mungesa e ndihmës mjekësore, siç ka ndodhur gjatë rrethimit të qytetit Mariupol. Forcat ukrainase kanë filluar të largojnë edhe automjetet e dëmtuara ushtarake ruse në Izium dhe po verifikojnë dëmet e shkaktuara në zonë nga konflikti i fundit.

“Nuk ka mbetur asgjë. Shikoni të gjitha rajonet përreth. Nuk ka asgjë. Edhe manastiret u shkatërruan prej tyre. Njerëzit që planifikojnë të qëndrojnë këtu dhe të ndërtojnë një jetë të re, nuk e bëjnë këtë, ata nuk shkatërrojnë gjithçka”.

I njëjti ushtar thotë se forcat ruse kanë lënë shumë mjete ushtarake dhe kanë ikur. Yurii Usatyi, ushtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës

“Këto mjete ushtarake i marrim për vete, i riparojmë ato që janë pak të dëmtuara dhe më pas do i përdorim kundër atyre që i kanë sjellë këtu”.

Forcat ruse u larguan nga Iziumi dhe pjesë të tjera të rajonit të Kharkivit javën e kaluar pas një kundërofensive të shpejtë të Ukrainës që u cilësua si dëmi më i madh që i është shkaktuar forcave ruse që pasi u detyruan të largohen nga periferia e Kievit në muajin mars./VOA

Etiketa: okbraporti

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Açka rrëfen historinë me Fatos Nanon: E uli korrupsionin në poltron, këta i dhanë medaljen “Nderi i kombit”

Açka rrëfen historinë me Fatos Nanon: E uli korrupsionin në poltron, këta i dhanë medaljen “Nderi i kombit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com