GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

në Botë, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A

Zhvillimi i vrullshëm i Inteligjencës Artificiale po sjell mundësi të mëdha për njerëzimin, por njëkohësisht po krijon rreziqe serioze që kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme, paralajmëron një raport i ri i Kombeve të Bashkuara.

Dokumenti është vlerësimi i parë global dhe i pavarur shkencor mbi IA-në, i hartuar nga një komitet me 40 ekspertë dhe shkencëtarë nga rajone të ndryshme të botës.

Raporti do t’u prezantohet qeverive gjatë Dialogut Global të OKB-së mbi Qeverisjen e Inteligjencës Artificiale në Gjenevë.

Ekspertët theksojnë se zhvillimi i IA-së po ecën me ritme më të shpejta sesa aftësia e institucioneve për të kuptuar, monitoruar dhe rregulluar këtë teknologji.

Sipas tyre, mungojnë ende mekanizma efektivë për kontrollin e sistemeve gjithnjë e më autonome.

Bashkëkryetari i komitetit, Yushua Bengio, ka ngritur shqetësime për rastet në rritje të sjelljeve mashtruese nga sistemet e IA-së, duke paralajmëruar se teknologjia mund të shkaktojë dëme si nga vetë sistemet, ashtu edhe nga përdoruesit keqdashës.

Raporti nënvizon se përfitimet e Inteligjencës Artificiale janë të jashtëzakonshme, por përdorimi i pakontrolluar mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, ekonominë, sistemet sociale dhe mjedisin.

Një tjetër problem i evidentuar është pabarazia globale në përdorimin e IA-së.

Edhe pse më shumë se një miliard njerëz e përdorin këtë teknologji çdo javë, vendet në zhvillim mbeten pas për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe kapaciteteve teknike.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se dominimi i infrastrukturës së IA-së nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina krijon një pabarazi të madhe në kontrollin e fuqisë llogaritëse.

Raporti ngre shqetësime edhe për kufizimet gjuhësore të modeleve të IA-së, pasi shumë prej tyre janë trajnuar vetëm në një pjesë të vogël të mijëra gjuhëve që ekzistojnë në botë. Kjo mund të sjellë gabime serioze në fusha të rëndësishme si shëndetësia.Një tjetër rrezik i madh lidhet me përhapjen e dezinformimit, videove deepfake dhe materialeve të dëmshme të krijuara nga IA, të cilat mund të cenojnë besimin publik dhe proceset demokratike.

Sipas OKB-së, shumica e vendeve ende nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të vlerësuar dhe menaxhuar sistemet më të avancuara të Inteligjencës Artificiale, duke e bërë qeverisjen globale të kësaj teknologjie një sfidë urgjente.

Etiketa: IAraportim shqetësimishkenca

Lajme të lidhura

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite
Botë

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite

16:43 - 10/10/26
Fshihej në shtëpinë e së dashurës, arrestohet nga policia italiane i shumëkërkuari shqiptar
Aktualitet

Shqiptari shtiret si polic për t’i vjedhur bizhuteritë gazetares italiane, ajo i ngre kurth

09:26 - 10/10/26
Trump bën deklaratën e fortë: Putin është gati për paqe, lufta në Ukrainë mund të marrë fund para vitit 2028
Botë

Media amerikane: Trump bëri paktin me Putin pasi Zelensky refuzoi kërkesat e SHBA-së

09:12 - 10/10/26
Para
“Magji” e Harry Kane ndaj Kongos, Anglia kualifikohet në 1/8-at e Botërorit

“Magji” e Harry Kane ndaj Kongos, Anglia kualifikohet në 1/8-at e Botërorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes...

Lexo më shumë
Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi

Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi

22:10 - 10/10/26
Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

21:30 - 10/10/26
“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

21:01 - 10/10/26
Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

20:39 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com