GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025 ka zbuluar një hartë rrëqethëse të abuzimit me paratë publike, ku dëmi ekonomik dhe parregullsitë financiare kanë arritur shifrën rekord prej 26.2 miliardë lekësh.

Kjo shifër, e cila është pothuajse tri herë më e lartë se ajo e një viti më parë, dëshmon për një rritje galopante të korrupsionit dhe paaftësisë menaxhuese në nivelet më të larta të administratës, duke u shtrirë nga prokurimet publike deri te menaxhimi i doganave dhe tatimeve.

Në skanerin e audituesve kanë rënë praktika skandaloze që prekin drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve. Në fushën e prokurimeve, raporti dëshmon se tenderat janë dhënë përmes trajtimit të pabarabartë, ku ofertat më të ulëta janë skualifikuar qëllimisht për t’u hapur rrugë kontratave më të shtrenjta, ndërsa fonde të tëra janë copëtuar për të shmangur garën e hapur.

Ndërkohë, borxhi i papaguar në Tatime dhe Dogana ka kapërcyer shifrat alarmante prej mbi 211 miliardë lekësh, si pasojë e dështimit të qëllimshëm ose administrativ për të vjelë detyrimet dhe për të bllokuar asetet e debitorëve të mëdhenj.

Goditjen më të rëndë raporti ia jep sektorit të shëndetësisë, ku është konstatuar një “batërdi” me barnat e rimbursueshme. Janë zbuluar mbi 240 mijë njësi ilaçesh që kanë dalë nga depot me datë skadence të njëjtë ose me vetëm pak ditë afat përdorimi, duke rrezikuar jetën e pacientëve në këmbim të rimbursimeve fiktive.

Ky kaos menaxherial vërehet edhe në sigurinë ushqimore dhe mjedis, ku laboratorët e paakredituar dhe mungesa e kontrollit mbi mbetjet e rrezikshme po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Skandali thellohet më tej me vrimat e zeza në energjetikë, ku humbjet në rrjet arrijnë deri në 33%, dhe në sektorin e ujit, ku shumica e shoqërive nuk kryejnë dot as analizat bazë të ujit të pijshëm.

KLSH ka vënë në dukje edhe dobësi kritike në sigurinë kibernetike, duke lënë të dhënat shtetërore të ekspozuara ndaj sulmeve. Si rezultat i këtyre gjetjeve tronditëse, institucioni ka dërguar tashmë 8 kallëzime penale dhe ka referuar dhjetëra materiale të tjera në organet e drejtësisë, duke kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve për këtë katastrofë financiare.

Etiketa: raportshqiptarëVjedhje

Lajme të lidhura

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës
Aktualitet

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës

10:34 - 09/04/26
Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime
Aktualitet

Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime

10:20 - 09/04/26
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës
Aktualitet

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës

10:34 - 09/04/26

Organizata Animal Rescue Albania ka denoncuar në rrjetet sociale një “varr masiv qensh: në Tiranë, ku sipas tyre bëhet fjalë...

Lexo më shumë
Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime

Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime

10:20 - 09/04/26
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Izraeli miraton pr/ligjin, dënim me vdekje për terroristët

The Guardian: Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi

09:32 - 09/04/26
Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

09:10 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com