GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti: Bashkitë neglizhojnë sigurinë e digave, 115 pre tyre janë jashtë funksionit

12:05 - 09/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Çarja e digës së hidrocentralit të Sasaj, Lukova dhe Borshi pa energji elektrike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkitë në vend neglizhojnë masat që duhet të marrin për të rritur sigurinë në digat që administrojnë në territorin e tyre dhe që mund të kenë funksion të ndryshme nga ai për ujitje deri tek ato turistike.

Raporti vjetor i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha publikuar këto ditë zbardh se me përjashtim të disa digave të mëdha që janë për prodhim energjie siç janë ato në Drin të KESH-it apo Devolli dhe Mati e Bistrica, një pjesë e mirë e të tjerave shfaqin mangësi.

“Bazuar në raportet vjetore të ardhura nga 40 shfrytëzues të digave (vetëm 60 %) të cilët administrojnë afro 225 diga të mëdha (rreth 64 % të numrit total të digave të mëdha), si dhe nga inspektimet dhe kontrollet e kryera nga KKDM dhe ITD gjatë vitit 2024, dëshirojmë t’ju informojmë se, në përgjithësi, digat e mëdha me përjashtim të 50% të digave të mëdha për prodhim hidroenergjetik (digat e mëdha të ndërtuara në lumenjtë Drin, Devoll, Mat dhe Bistricë) nuk monitorohen dhe nuk mirëmbahen nga shfrytëzuesit e digave sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Kjo sjell jo vetëm përkeqësim të gjendjes së tyre për shkak të vjetërsisë dhe mungesës së mirëmbajtjes, por edhe krijimin e problemeve të ndryshme në elementet kryesore të tyre, siç janë veprat e marrjes së ujit apo sistemet e shkarkimit”, thuhet në raport.

I njëjti dokument vlerëson se në të gjitha digat e mëdha që përdoren për ujitje, furnizim me ujë dhe qëllime urbane, nuk ka të instaluara sisteme alarmi për të shmangur problematikat që mund të shkaktohen në rastet e emergjencave civile në zonat urbane poshtë tyre. Kjo situatë sipas Komitetit është edhe më problematike në digat që përdoren dhe janë në pronësi të bashkive vendore, të cilat kanë treguar gjatë këtij viti një neglizhencë në mirëmbajtjen dhe monitorimin e tyre.

“Megjithëse nga buxheti i shtetit u vu në dispozicion një fond emergjent për digat, në vlerën prej afro 500 milion lekësh, rezulton se vetëm afro 10 % e këtij fondi është shfrytëzuar. Në këto bashki vërehen gjithashtu edhe probleme të mëdha që lidhen me mungesën e inxhinierëve dhe njësive të kontrollit teknik të digave.

Nga kontrolli dhe inspektimi i digave të mëdha gjatë vitit 2024 rezulton se më shumë se 25 diga të mëdha dhe afro 90 diga të vogla janë jashtë funksionit.

Gjithashtu, një problem që nuk po gjen zgjidhje është mungesa e informacionit për rezultatet e kontrollit të digave nga MIE dhe MBZHR, të cilat mbulojnë destinacionin dhe fushën e qëllimit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e digave dhe dambave të mëdha, siç kërkohet në nenin 10 të ligjit nr. 8681, datë 02.11.2000, dhe nenin 4 të VKM nr. 147, datë 18.03.2004”, thuhet në raport.

Komiteti gjykon se fakti që afro 40 % e bashkive që administrojnë digat e mëdha nuk përgatisin dhe nuk dorëzojnë raportin vjetor për gjendjen e digave të mëdha, të kërkuar në legjislacion, tregon më së miri neglizhencën dhe paaftësinë e tyre për administrimin, kontrollin, monitorimin dhe sigurinë e këtyre digave.

Ndër bashkitë që nuk kanë dërguar raporte vjetore për gjendjen dhe monitorimin e digave të mëdha gjatë vitit 2024, përmenden Bashkitë e Elbasanit, Beratit, Durrësit, Korçës, Tepelenës, Finiqit dhe Peqinit.

“Nga inspektimet në terren, rezulton se në digat e administruara nga këto bashki nuk ka të instaluar asnjë sistem monitorimi të digës apo rezervuarit, ndërsa puna e ekipeve të tyre është mjaft e dobët.

Në shumë prej këtyre bashkive, sipas inspektimeve të kryera nga KKDM, ka shumë diga që nuk përdoren dhe janë jashtë funksionit për shkak të problemeve teknike të vogla si dhe për shkak të neglizhencës së përdoruesve të tyre” nënvizon raporti./ Monitor

Etiketa: digafunksionKryesore1siguri

Lajme të lidhura

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit
Aktualitet

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra
Aktualitet

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
Para
Kosovë/ Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Dështon edhe përpjekja e 44 për konsituimin e Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…
Breaking Views

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26

Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 41-të të pjesës së parë. Mbrojtësi i Atalantës u detyrua të...

Lexo më shumë
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com