GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Raporti: Fuqitë botërore drejt forcimit të arsenaleve bërthamore

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti: Fuqitë botërore drejt forcimit të arsenaleve bërthamore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëntë shtetet që kanë armë bërthamore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, ka të ngjarë që të rrisin dhe modernizojnë arsenalin e tyre të kokave bërthamore dhe të jenë më të zëshme për këtë çështje në dekadën e ardhshme, thuhet në një studim, teksa theksohet se kjo gjë shihet si “trend shqetësues”.

Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) me seli në Stokholm, tha në raportin vjetor për vitin 2022, të publikuar më 13 qershor, se pavarësisht një rënieje margjinale të numrit të kokave bërthamore vitin e kaluar, arsenalet pritet të rriten gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm.

“Nëntë shtetet që janë të armatosura me armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe (Koreja e Veriut)– po vazhdojnë të modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore edhe pse ka pasur një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të kokave bërthamore në periudhën janar 2021- janar 2022, numri me gjasë do të rritet në dekadën e ardhshme”, tha SIPRI.

“Ka tregues të qartë se reduktimet, që karakterizuan arsenalet globale bërthamore që prej fundit të Luftës së Ftohtë, kanë përfunduar”, tha Hans M.Kristensen, hulumtues i lartë në Programin e Armëve për Shkatërrim në Masë në SIPRI, njëherësh drejtor i Projektit për Informacion Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS).

Wilfred Wan, drejtor në Programin e Armëve për Shkatërrim në Masë në SIPRI, tha se “të gjitha shtetet që kanë armë bërthamore po rrisin apo po përditësojnë arsenalin e tyre dhe shumica po ashpërsojnë retorikën bërthamore si dhe rolin që luajnë armët bërthamore në strategjitë e tyre ushtarake”.

“Ky është një trend shumë shqetësues”, shtoi ai.

SIPRI vlerësoi se shtetet bërthamore së bashku kishin një inventar prej 12,705 kokave bërthamore në fillim të vitit 2022 dhe prej këtij numri, 9,440 ishin në stoqet ushtarake të gatshme për përdorim të mundshëm.

Ky institut po ashtu vlerësoi se 3,732 koka bërthamore ishin vendosur në raketa ose avionë me rreth 2,000 prej tyre në gatishmëri të lartë operacionale – dhe pothuajse të gjitha prej tyre i përkisnin Rusisë ose Shteteve të Bashkuara.

Totali i inventarit të kokave bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë ka vazhduar të bie më 2021, por SIPRI shtoi se kjo ndodhi kryesisht për shkak të çmontimit të kokave bërthamore që janë hequr nga shërbimi ushtarak viteve të fundit.

Këto dy fuqi bërthamore vlerësohet se kanë 90 për qind të të gjitha kokave bërthamore, tha SIPRI.

Në raport thuhet se deri në janar të vitit 2022, SHBA-ja kishte të dislokuara 1,744 koka bërthamore nga 5,428 sa ka në inventar. Ndërkaq, Rusia kishte dislokuar 1,588 koka bërthamore nga 5,977 sa ka në total.

Shtatë shtetet e tjera që kanë armë bërthamore janë duke zhvilluar ose kanë zhvilluar sisteme të reja armësh ose kanë shprehur dëshirën për në gjë të tillë. Veçanërisht Kina është në mes të një zgjerimi substancial të arsenalit të saj bërthamor. Rivalët Pakistani (që ka në inventar 165 koka bërthamore) dhe India (160) kanë arsenale me përmasa të ngjashme./REL

Etiketa: arme berthamoreLufte

Lajme të lidhura

I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar
Botë

I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar

15:03 - 09/09/26
Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 250 fluturime pas problemeve me sistemin e kontrollit ajror
Botë

Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 250 fluturime pas problemeve me sistemin e kontrollit ajror

14:46 - 09/09/26
George Soros një terrorist global! Trump pyet qytetarët amerikanë: Si mendoni?
Botë

Presidenti Trump njofton padi ndaj organizatës së Sorosit: E majta radikale po përhap mashtrime

14:21 - 08/09/26
Para
Kjo pije popullore është “aleat” për veshkat

Kjo pije popullore është “aleat” për veshkat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com