GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Raporti i AP: Mungesë transparence për shpronësimet, dhunimi i medias dhe protestuesve

09:23 - 28/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti i AP: Mungesë transparence për shpronësimet, dhunimi i medias dhe protestuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Strehimi dhe e drejta e banesës rezultojnë të jenë ndër çështjet më të mprehta sociale për vitin 2021. Problematikat kryesore të evidentuara lidhen me; mungesën e realizimit të procedurave transparente dhe konform proceseve të rregullta ligjore; mungesë transparence mbi aktet apo dokumentat që e hartuara për këtë qëllim dhe me pasoja për individët; zvarritje të procedurave të shqyrtimit të dosjeve përkatëse; mungesë transparence gjatë procedurave të përcaktimit të kritereve për përzgjedhjen, si dhe mungesë transparence të vendimmarrjes, e cila kalon për miratim në organet kolegjiale të njësive të qeverisjes vendore”,– fillon raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2021 i cili evidenton në mënyrë të mprehtë problemin me banorët e Tiranës që u prekën nga shpronësimet.

Avokati i Popullit ka konstatuar se argumenti që përdoret për shpronësimet për interes publik e ka bërë shtetin që të sillet në mënyrë arbitrare me qytetarët, për të cilën qytetarët nuk kompensohen drejt. Sipas Avokatit të Popullit, qytetarët ndihen të pafuqishëm nga forca shtrënguese e shtetit që në disa raste përdor edhe presionin fizik ndaj tyre.

Ndërkohë media e cila është në shërbim të qytetarëve, vazhdon të vuajë presionin e institucioneve shtetërore ku përveç konstatimeve nga Departamenti Amerikan i Shtetit, probleme evidentohen edhe tek raporti i Avokatit të Popullit. Në raport shkruhet se me shumë shqetësim janë ndjekur rastet e shoqërimit të gazetarëve gjatë protestave që pasuan vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës duke raportuar në terren.

Institucioni ka rekomanduar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës marrjen e masave të nevojshme nga Policia e Shtetit për të analizuar rastet, nxjerrjen e përgjegjësive, në funksion të një sjellje korrekte të policisë ndaj gazetarëve të pranishëm në tubime apo aktivitete të tjera gjatë raportimit të ngjarjeve.

Raporti i Avokatit të Popullit ka evidentuar probleme të shumta gjatë vitit 2021 ku në fokus është problemi me pronat, e drejta për strehim, mbrojtja e konsumatorit, sjellja e Policisë së Shtetit me qytetarët nëpër protesta, mbrojtja e konsumatorit, probleme të theksuara me të drejtat e të burgosurve, asistenca e dobët sociale dhe mbi të gjitha lënia në hije e të moshuarve të cilët u përballën me kushtet e pazakonta të Covid-19.

“Grupimi i të moshuarve, si një ndër grupet më vulnerabël, ka qënë më i predispozuar ndaj problemeve shëndetësore, dhe më i godituri në rrezikshmërinë për humbje jete gjatë pandemisë. Institucioni i Avokatit të Popullit, ka bërë thirrje për solidaritet shoqëror, duke iu drejtuar autoriteteve shtetërore, me kërkesën specifike për zgjerimin e gamës së shërbimeve sociale të ofruara për këtë kategori, veçanërisht për të moshuarit me aftësi të kufizuar dhe ata që janë të vetmuar.”, shkruhet në raport ku mbetet domosdoshmëri miratimi i ligjit “Për statusin e moshës së tretë”, për të mbështetur plotësisht pjesëmarrjen e të moshuarve në shoqëri.

Në raportin e dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, theksohet se të dënuarit kanë ankesa në lidhje me kushtet, trajtimin shëndetësor, cilësinë e ushqimit, mungesa e ofrimin të mundësisë për arsim dhe përfitimin prej punës.

Në raport evidentohen 17 gjetje të konstatuara nga inspektimet në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Kushte materiale tërësisht të papërshtatshme në disa IEPV, në regjimet e brendshme, të cilat bëjnë të pamundur garantimin e të drejtave të të burgosurve. Infrastruktura e ndërtimit të godinave të banimit dhe ambienteve të përbashkëta, paraqesin probleme të amortizimit, lagështirës, furnizimit me ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit, sigurimit të ndriçimit natyral dhe të ajrosjes së plotë të qelive, pranisë së insekteve, kushteve jashtë standardeve të tualeteve, kuzhinave, dusheve, ambienteve të ajrimit, dhomave të izolimit etj”, janë gjetjet të raportit për të cilat Avokati i Popullit ka bërë rekomandimet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Burgjeve.

Probleme të shumta janë evidentuar me Policinë e Shtetit ku ka patur raste për shoqërime të paligjshme apo mbajtje në gjendje shoqërimi përtej afatave ligjore, kushtet e këqija në paraburgim si dhe cënimi i privatësisë nëpërmjet ushtrimit të kontrolleve të banesave dhe mjediseve të tjera në pronësi të shtetasve

Autoritetet policore kanë qënë në qendër të raportit për dhunë fizike ose psikologjike në momentet e arrestimit, shoqërimit apo gjatë marrjes në pyetje të shtetasve, janë kryer arrestime apo ndalime të paligjshme si dhe nuk janë marrë në administrim ankesat e bëra prej personave të abuzuar.

Megjithatë vet Policia e Shtetit është e rrezikuar në punë pasi ka vështirësi të shumta sepse edhe gjatë vitit 2021, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit ka qënë në vëmendjen e Avokatit të Popullit.

Punonjësit e policisë përballen me vështirësi të shumta sepse janë të detyruar të përplasen me keqbërës që cënojnë rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet kryerjes së aktivitetit kriminal, apo shkeljeve administrative, punën me turne, kohën reale të punës përtej orarit zyrtar, e cila nuk iu paguhet e plotë. Ata janë në punë edhe në ditët e festave dhe pushimit javor larg familjeve, nuk u respektohen të drejtat ekonomikë që ndonëse janë të parashikuara në ligj, ende nuk i përfitojnë në masën e plotë.

Sipas Avokatit të Popullit, respektimi i të drejtave të Policisë së Shtetit është një kontribut i çmuar dhe nxitje që ndikon në motivimin dhe përkushtimin e tyre në kryerjen sa më mirë të misionit të saj dhe rritjen e performancës së këtij organi si dhe në rritjen e nivelit të respektimit prej tyre të të drejtave të shtetasve.

 

Etiketa: dhunim i mediaskryesore2mungesa e transparences per shpronesimetraporti i Avokatit te Popullittë pastrehëviti 2021

Lajme të lidhura

Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit

13:48 - 13/05/25
Celibashi, tender sekret për Gëzim Hoxhën, 252 MLN lekë për “regjistrin elektronik të votave”
Breaking Views

Celibashi, tender sekret për Gëzim Hoxhën, 252 MLN lekë për “regjistrin elektronik të votave”

13:05 - 09/05/25
Anuela i lidh telat me Çelën, i dërgon 730 MLN lekë para zgjedhjeve, tenderi skuqet nga shkeljet
Breaking Views

Anuela i lidh telat me Çelën, i dërgon 730 MLN lekë para zgjedhjeve, tenderi skuqet nga shkeljet

14:48 - 08/05/25
Para
“Turp!”/ Rozana Radi ka një mesazh për Beatrix: Nuk i harrojmë ata që… (FOTO)

“Turp!”/ Rozana Radi ka një mesazh për Beatrix: Nuk i harrojmë ata që... (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia
Aktualitet

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

23:38 - 13/05/25

Një tjetër rast ku janë gjetur më shumë fletë votimi se numri i votuesve është shënuar në fshatin Pishkash, Bashkia...

Lexo më shumë

Jorida Tabaku: Procesi më i parregullt që kam parë. Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

23:13 - 13/05/25
Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

22:45 - 13/05/25
Vendimi për votat nga Greqia/ Celibashi: I kemi kërkuar prova DHL-së për shpërndarjen e zarfeve

Vendimi për votat nga Greqia/ Celibashi: I kemi kërkuar prova DHL-së për shpërndarjen e zarfeve

22:28 - 13/05/25
Nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit, Celibashi: Procesi përfundon nesër në mesnatë

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare

21:51 - 13/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com