GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i Bankës Botërore rrëzon propagandën e Ramës: Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga zjarret në Europë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore, si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur vendi po digjet nga zjarret, një raport i fundit i Bankës Botërore shërben si një goditje ndaj propagandës së qeverisë, duke nxjerrë në pah se Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, sidomos zjarreve.

Raporti shkencor shfaq një realitet tjetër nga ai që shfaqet nga zyrtarët qeveritarë. Ai thekson se 95% e bashkive shqiptare janë prekur nga zjarret në dy dekadat e fundit. Kjo e dhënë tregon se ky nuk është një problem i momentit, por një kërcënim i vazhdueshëm dhe i neglizhuar. Në periudhën 1995-2015, janë regjistruar 900 raste me dëme që shkojnë në 134 mijë euro.

Bashkitë në rrezik, paralajmërimi për të ardhmen

Banka Botërore ka identifikuar bashkitë me rrezikshmërinë më të lartë, si Puka, Fushë Arrëzi, Mirdita, Himara, Delvina, Malësia e Madhe, Pusteci, Kukësi, Finiqi dhe Memaliaj. Shumica e tyre vlerësohen me një indeks rreziku prej 3 ose më shumë, ku shifra maksimale është 6. Kjo konfirmon se zonat malore dhe bregdetare, të pasura me pyje, janë pikat më të cenueshme.

Raporti bën një parashikim shqetësues për të ardhmen: deri në vitin 2050, reshjet vjetore pritet të bien me 8.5%, ndërsa intensiteti i periudhave të thata dhe i reshjeve ekstreme do të rritet. Kjo do të thellojë rrezikun e zjarreve, si dhe do të sjellë dëme të mëdha në bujqësi dhe infrastrukturë. Konkluzioni i raportit është një paralajmërim i fortë për autoritetet, që të investojnë seriozisht në mbrojtjen civile dhe të ndërtojnë një strategji të qëndrueshme ndaj fatkeqësive natyrore.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Ramazjarre

Lajme të lidhura

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri
Aktualitet

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum
Aktualitet

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
Para
Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

Bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre është 25% më pak sesa standardi ligjor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26

Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka...

Lexo më shumë
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com