GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i Cilësisë së Arsimit: 1600 nxënës braktisin shkollën 9-vjeçare, 2500 të mesmen

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i Cilësisë së Arsimit: 1600 nxënës braktisin shkollën 9-vjeçare, 2500 të mesmen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti më i fundit i publikuar nga Agjencia e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar tregon se performanca e sistemit arsimor ka marr 4 pikë nga 5, teksa ka pasur përparim në vitin 2023, evidentohen mangësi.

Vlerësimi më i ulët është për mospërmbushjen plotësisht të aksesit gjithëpërfshirës në arsim, sidomos për sigurimit të cilësisë për nxënësit nga grupe vulnerabël.

Më tej ndiqet nga kualifikimi mesatar i mësuesve, si dhe digjitalizimi i sistemit në mënyrë të cunguar; ndërsa rezultate më të mira ka në objektivin e garantimit të një mjedisi të sigurt dhe mbështetës në shkolla.

Rritja e frekuentimit të nxënësve sidomos në parashkollor dhe në gjimnaze mbetet sfidë e Ministrisë së Arsimit.

“Lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në klasën përgatitore, gjatë vitit shkollor 2022-2023 janë të regjistruar 23,008 fëmijë.

Në vitin shkollor 2023-2024 kemi të regjistruar 21 709 fëmijë. Rënia relative e numrit të fëmijëve të regjistruar ka ardhur si pasojë e rënies së numrit absolut të fëmijëve në Shqipëri për arsyet që dihen”, thuhet në raport.

Një grup pune është ngritur për parandalimin e braktisjes shkollore, por problematika në raport theksohet kryesisht në zonat e thella rurale ku shkollat janë në distancë të largët dhe ka mungesë transporti.

Të dhënat tregojnë se numri më i madh i nxënësve braktisës shënohet në arsimin e mesëm, krahasuar me arsimin bazë të detyrueshëm. Në gjimnaz në 2023 numri i fëmijëve jashtë shkolle është 2505, gati dyfishin e fëmijëve braktisës në shkollat 9-vjecare, ku numërohen rreth 1600 nxënës.

Në raport rekomandohet me përparësi edhe përmirësimi i infrastrukturës digjitale në shkolla, ku rekomandohet që të mundësohet shërbim wirelessi në funksion të plotë në të gjitha institucionet arsimore si dhe të vijojë trajnimi i mësuesve për zbatimin e kompetencës digjitale dhe mësimdhënien e kombinuar.

gijotina.com/

Etiketa: arsimi

Lajme të lidhura

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
‘Djalë i besës’, Stresi flet nga arratia për raportin me Noizyn

'Djalë i besës', Stresi flet nga arratia për raportin me Noizyn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com