GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i DASH, Berisha: Qeveria do që të fitojë zgjedhjet me banda

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i DASH, Berisha: Qeveria do që të fitojë zgjedhjet me banda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka komentuar ndër të tjera në fjalën e tij përpara demokratëve në Selenicë edhe raportin e DASH. Berisha tha se qeverisë i duhen banditët që të fitojë zgjedhjet e radhës.

“Sot Edi Rama kontrollon 10% më shumë pushtete se Ramiz Aliaj në 1991. Sot ne gratë dhe burrat që njohëm diktaturën komuniste, formën më të egër të komunizmit në Europë, e dimë se çfarë fatkeqësie kombëtare është monizmi. E dimë se monizmi, prodhon dhunim, shtypje, varfëri, tjetërsim. Dhe ky është monizmi i ri që ne përjetojmë.

Ky monizëm nuk bazohet në doktrinën marksiste-leliniste në të cilën kundërshtari ishte armik për tu burgosur, për tu ekzekutuar, për tu internuar. Ky monizëm bazohet në krimin dhe terrorin e tij. Lidhjet e krimit gjer tek Edi Rama dhe ministrat e tij.

Çfarë u duhet krimi këtyre do të pyesni ju; krimi u duhet vetëm për pushtetin. Edhe në diktaturë, kishte ligje, ligjet e diktaturës e ndalonin torturën, ligjet e diktaturës kishin dhe ato përcaktimet për kohën e mbajtjes në paraburgim dhe burg. Por në diktaturë ekzistonin hetues xhelatë, ekzistonin njerëz mizorë, që përdorin të gjitha mjetet e dhunës kundër kundërshtarëve politikë.

Udhëheqja e kohës e dinte se ata po shkelmonin ligje, por ata ishin më të preferuarit e saj sepse ata ushtronin ndaj kundërshtarin politik, atë që ligji nuk e lejonte. Nuk e lejonte ligji të internonte fëmijë, kurse këta xhelatë merrnin fëmijë e pleq dhe i internonin në Tepelenë, Kavajë, etj., dhe në këtë mënyrë ata bëheshin njerëzit më të preferuar.

Po kështu sot. Bandat, banditët, vrasësit janë njerëzit më të preferuar të Edi Ramës dhe ministrave, sepse nëpërmjet tyre, ata realizojnë fitimet që nuk i nxjerrin dot me ligjet. Dhe kjo është arsyeja e lidhjes së tyre me krimin, me drogën.

Edi Rama monizmin e tij e bazon në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kemi folur çdo ditë por vjedhjet e qindra milionë eurove në djegësat, në Durrës, në tendera sekretë, në Portin e Durrësit dhe kudo.

Dje Departamenti i Shtetit denonconte në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat. 237 mln dollarë janë zhdukur thoshte, janë zhdukur në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit, pa asnjë diskutim. Pra këta vjedhin. Por vjedhjet më të mëdha këta i bëjnë në punë publike.

Po vija këtu dhe rrugët anësore, Lekaj-Fier, rrugët anësore kushtojnë me Edi Ramën 2.2 herë më shumë se sa vetë autostrada, se sa vetë bajpasi i Fierit, se sa kilometri në autostardën Levan-Vlorë.

A mund të imagjinohet kjo. Këta ndërtojmë kilometrin me paratë tuaja, 24 mln euro autostradë në fushë. Këta vjedhin 70 deri në 90% të gjithë fundit të punëve publike. Këta ndërtojnë një shkollë e cila kushton 700 mijë euro në të gjitha manualet e ndërtimit me 5-6 mln euro dhe këto janë realitete”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDASHKryesore1raporti

Lajme të lidhura

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet
Aktualitet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Para
“Vdes nëna e Luizit?”, reagon profili zyrtar i banorit të BBVip

Çfarë po ndodh? Motra e Luizit jep lajmin e papritur!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli
Aktualitet

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26

Gjykata ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli. Sipas raportimeve, ndaj Gjylit është vendosur...

Lexo më shumë
Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com