GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i DASH, Gjekmarkaj: Ju mbytën hajdutët po na thonë miqtë amerikanë

10:18 - 24/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jam Luli, më lini të hyj”- Gjekmarkaj: Çuçi e Toni luanin spathi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, njëkohësisht edhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, shprehet se raporti i DASH për vendin tonë duhet të përgëzohet, teksa shton se ky raport vjen si diagnozë.

Ai thotë se raporti i DASH për Shqipërinë është një diagnozë, ndërsa ilaçet dhe shërimin duhet ta bëjmë vetë.

Gjekmarkaj shprehet se konstatimi i bërë në këtë raport është “tejet i hidhur dhe se korrupsion në çdo nivel qeverisjeje është fraza kyçe”.

“Ju mbyten hajdutet na thonë miqtë. Të gjitha sa po ndodhin në sytë e shqiptarëve janë, inceneratoret, sterilizimi, 5D-ja, Tims, e plot bëma”, shprehet Gjekmarkaj ndër të tjera.

Reagimi:

Raporti i DASH si diagnozë !

Raporti i DASH mbi Shqiperinë meriton të pergezohet për të vertetat që ai parashtron ! Por konstatimi i tij është tejet i hidhur. Korrupsion në çdo nivel qeverisjeje është fraza kyçe. E thënë ndryshe kemi një qeveri dhe pushtet lokal të korruptuar. Ju mbyten hajdutet na thonë miqtë.

Të gjitha sa po ndodhin në sytë e shqiptarve janë, inceneratoret, sterilizimi, 5D-ja, Tims, e plot bëma.

Një dekadencë politike dhe korruptive ka perfshire qeverinë dhe administraten e Edi Rames. Ky zinxhir duhet keputur. Neper të perçohet veç korrupsion.

Të vjedhesh është çeshtje gare, kush më shumë, kush më shpejt. Të gjitha problemet e ngritura nga Opozita per shit-blerjen e votes, presionin, perdorimin e administrates,gjejnë aty pasqyrim. Kapja dhe ndikimi qeveritar mbi to shqetesojnë DASH pa mendoni sa shqetësojnë shoqerinë shqiptare të mbytur nga propoganda dhe transformimi i të vertetes drejt genjeshtres.

Çeshtjet e pavarësisë se gjykatave ndikimi i mazhorances mbi to janë një tjeter këmbanë. Prej tre vitesh gjykata luan me fatin e Opozites duke demtuar thelbin e demokracisë në vënd. Vula dhe simbolet e PD mbahen pëng. Lidershipi i Opozites në vitin elektoral është i gjithi nën goditje a thua se drejtesia nuk mund ti bënte verifikimet e veta kohë më parë por veç pak muaj nga zgjedhjet politike.

Themeluesi i pluralizmit është izoluar ne kundershtim me kushtetuten per ti denatyruar natyren pluralizmit per ta shndërruar atë në fasadë, për të ç’aktivizuar opoziten në perballje.

Drejtesia që të meritojë besim nuk mund të vazhdojë të na flasë me parulla, prova e saj e madhe është raporti me Qeverinë. Ajo zë cironkat e qeverisë pasi dorëhiqen me urdher dhe Opozites nuk i lë kusur gati ta asgjesojë.

Edi Rama e bëri të qartë e synon mandatin e katert me “Spak dhe turizmin”. Një qeveri e cila ka fuqi magnetike per të mbledhur, joshur e promovuar të gjithë të korruptuarit e ketij vëndi i dorezon me qejf disa toga drejtoresh që të krijojë iluzionin e drejtësisë dhe të ushqejë populizmin.

Imazhi i vëndit po erresohet nga skandalet, emisioni i RAI 3 është një tjeter provë. Djalli ka dalë nga shishja atë se kontrollon më as Edi Rama. Populli mund ti bëjë terbiet të dy.

Raporti i DASH dhe programi i RAI-it janë thjeshtë vetem dy ngjarjet e fundit të deshmisë sesi degradon një pushtet absolut në gji të Europes dhe në preherin e ambasadorve.

Opozita është sot i vetmi institucion që funksionon si zë dhe shpresë e shoqerisë. Aleanca me të për të gjitha shtresat është shpetimi. DASH na vuri diagnozen, ilaçet dhe sherimin ti bëjmë vetë!

 

 

Etiketa: Gjekmarkajhajdute

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Skandali me inceneratorët, PD padit në SPAK Ëngjëll Agaçin

“Kam qenë avokat i personave të përfshirë në krime”, RAI 3 publikon letrën e Engjëll Agaçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26

Një restaurim brenda njërës prej bazilikave më të vjetra në Romë ka shkaktuar një debat të nxehtë politik. Incidenti ka...

Lexo më shumë
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com