GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i Eurostat: Shqiptarët s’kanë mundësi të argëtohen

16:36 - 25/03/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa e vonuar, nuk e shpëton rritjen e varfërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas të dhënave të “Agjencisë Europaine të Statistikave”, për vitin 2020, Shqipëria regjistron normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të marrin pjesë rregullisht në një aktivitet gjatë kohës së tyre të lirë. Rreth 70% e të anketuarve në vendin tonë janë shprehur se e kanë të pamundur të kryejnë një aktivitet argëtues gjatë kohës kur nuk janë në punë. Kjo normë e ka pozicionuar Shqipërinë në vend të parë duke kryesuar kështu jo vetëm rajonin, por edhe Europën.

Në vend të dytë në Europë me normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të marrin pjesë rregullisht në një aktivitet gjatë kohës së tyre të lirë është Rumania me 40.9%, pasuar nga Greqia dhe Lituania me 26.9% dhe 23.9%. Referuar shifrave të EUROSTAT, Shqipëria jo vetëm që qëndron e para në listë, por norma e personave që nuk kanë mundësi të marrin pjesë në një aktivitet gjatë kohës së tyre të lirë ka një diferencë të ndjeshme, krahasuar me normën e vendit të dytë, pra Rumaninë. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues për vitin 2020 është 12.7%.

Po të analizojmë vendet e rajonit shohim se renditen mbi mesataren e Bashkimit Europian. Mali i zi vjen pas Shqipërisë me një normë deri në 23.5%, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 20.7% dhe Serbia me 19%. Ndërkohë, Çekia, Finlanda dhe Luksemburgu janë vendet me normën më të ulët të personave që nuk kanë mundësi të marrin pjesë rregullisht në një aktivitet gjatë kohës së tyre të lirë.

“Scan Intel” ndër të tjera e ka analizuar këtë tregues edhe për personat të cilët i kanë të ardhurat e tyre nën 60% të mesatares kombëtare, pra personat të cilët janë më të varfër. Sipas të dhënave, Shqipëria sërish renditet e para në Europë, me 86.2% të të anketuarve  të cilët janë shprehur se nuk kanë mundësi të kryejnë një aktivitet gjatë kohës së tyre të lirë.

Shqipëria renditet e para edhe sa i përket personave të cilët nuk kanë mundësi të takohen me miqtë ose familjen (të afërmit) për një pije ose vakt të paktën një herë në muaj. Janë 48.5% e të anketuarve në vendin tonë të cilët janë shprehur se nuk kanë mundësi. Pra, gjysma e shqiptarëve nuk ka mundësi të dale për një pije apo të hajë një drekë apo darkë jashtë, qoftë vetëm njëherë në muaj. Mali i Zi ndjek në vend të dytë me 22.9%, pasuar nga Rumania dhe Hungaria me 21.1% dhe 19.2%. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 7.6%, ndërkohë vendet me normën më të ulët janë Qipro me 0.6%, Finlanda me 0.9% dhe Çekia me 1.3%.

I njejti tregues, por për personat të cilët i kanë të ardhurat e tyre 60% në mesataren, e rendit Shqipërinë përsëri vendin e parë në Europë, me 73.9% të atyre që nuk kanë mundësi të takohen më të afërmit ose miqtë për një pije ose një vakt.

/SCAN/

Etiketa: argetimEurostatKryesore1

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

Legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com