GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i EUROSTAT, Tabaku: Sektorët kryesorë janë lënë në harresë

10:19 - 20/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i EUROSTAT, Tabaku: Sektorët kryesorë janë lënë në harresë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të të dhënave të EUROSTAT që tregojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 40% e PBB-së duke u renditur të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Deputetja demokrate thekson se përgjigja është tek vizioni qeverisë shqiptare.

“Ndërkohë që kanë investuar në ndërtim dhe në llaç e tulla, me vizionin që kanë pasur për të mbështetur këtë sektor, ka rezultuar në zhvlerësim të Euros, në rënie të eksporteve me 16%, në zhvlerësim të produkteve Made in Albania që sot s’po dalin dot në tregjet ndërkombëtare dhe pothuajse në 175 mijë familje që janë në rrezik për punën e tyre”, thekson ajo.

Tabaku shprehet se sektorët kryesorë dhe prioritetet kryesore janë lënë në harresë.

“Si janë familjet shqiptare sot? Pas 12 viteve të qeverisë socialiste a janë më mirë familjet shqiptare apo jo? Përgjigja është këtu! Të dhënat e EUROSTAT tregojnë që të ardhurat për frymë janë sa 40% e PBB-së, të fundit në Ballkanin Perëndimor. Të fundit në Europë dhe të pakrahasueshëm me askënd. Atëherë kjo rritje e madhe dhe ky propseritet i propagandës përse nuk përjetohet në xhepat e shqiptarëve? Përgjigja është tek vizioni qeverisë! Ndërkohë që kanë investuar në ndërtim dhe në llaç e tulla, me vizionin që kanë pasur për të mbështetur këtë sektor, ka rezultuar në zhvlerësim të Euros, në rënie të eksporteve me 16%, në zhvlerësim të produkteve Made in Albania që sot s’po dalin dot në tregjet ndërkombëtare dhe pothuajse në 175 mijë familje që janë në rrezik për punën e tyre.

Ndërsa sektorët kryesorë dhe prioritetet kryesore janë lënë në harresë. Sot, bujqësia është në tre vite të njëpasnjëshme në rënie. Pse nuk po reflektohet kjo rritje e madhe në turizëm në gjithë sektorin, në zinxhirin e vlerës të 300 mijë fermerëve shqiptarë? Pse në pikun e turizmit bie konsumi me 0.53%? pikërisht prej pabarazisë së krijuar, informalitetit e prej  sistemit të ngritur, prej sistemit korruptiv të ngritur, që nuk promovon me të vërtetë ato që punojnë, por promovon ato modele e raste që nuk japin mbrapsht në ekonomi. Këtë duhet ta luftojmë”, u shpreh Jorida Tabaku.

Etiketa: EurostatJorida Tabaku

Lajme të lidhura

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para
Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, policia arreston një të dyshuar

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, policia arreston një të dyshuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me...

Lexo më shumë
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com