GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Shqiperi

Raporti i FIFA-s, ja çfarë përfiton Shqipëria

13:51 - 15/02/23
në Shqiperi, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i FIFA-s, ja çfarë përfiton Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) ka miratuar Raportin Vjetor të vitit 2022, sipas të cilit të ardhurat do të rriten nga 7.6 miliardë dollarë gjatë ciklit 2019-2022 në 11 miliardë dollarët në periudhën nga viti 2023 deri në 2026-ën. Kjo do të thotë se do të ketë më shumë para për të shpërndarë për anëtarët e kësaj organizate. Nga kjo gjë do përfitojë dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

“Investimi i paprecedentë i FIFA-s në futboll është rezultat i transparencës sonë solide financiare dhe qëndron si një shembull konkret se si ne po synojmë ta bëjmë futbollin global”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Suksesi i jashtëzakonshëm i Kupës së Botës Katar 2022 tregon aftësinë e organizatës për të përmbushur misionin e saj në lidhje me shoqatat tona anëtare dhe botën e futbollit, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat u përballëm gjatë ciklit të kaluar (COVID-19).”

Pas vendimit të marrë nga Këshilli i FIFA-s në dhjetor 2022 për të zgjeruar Kupën e Botës për Klubeve nga 24 në 32 ekipe, me edicionin e parë të tillë që do të zhvillohet në qershor-korrik 2025, Këshilli miratoi njëzëri ndarjen përkatëse granteve.

Në lidhje me Botërorin e Klubeve 2023, që do të luhet në formatin aktual me shtatë klube, Këshilli i FIFA-s vendosi të caktojë Arabinë Saudite si organizator të eventit që parashikohet të luhet në muajin dhjetor. Për më tepër, ky këshill konfirmoi se, në përputhje me traditën, Kanadaja, Meksika dhe SHBA, do të kualifikohen automatikisht për raundin final të Botërorit 2026 si vende organizatore.

Këshilli i FIFA-s përditësoi përgatitjet për Kongresin e 73-të të FIFA-s, i cili do të zhvillohet të enjten, më 16 mars, në Kigali, Ruanda.

Etiketa: FIFAFutbollShqiperia

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Berisha: Rama meriton një ndëshkim ekzemplar

Berisha për autoritetet italiane: Hetoni mbi rastin e Llallës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com