GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i Frontex/ Shqipëria, rruga e Ballkanit për emigrantët! Trefishohen në 5 muaj kalimet e parregullta

20:48 - 14/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i Frontex/ Shqipëria, rruga e Ballkanit për emigrantët! Trefishohen në 5 muaj kalimet e parregullta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rruga e Ballkanit Perëndimor po shërben si një nga rrugëkalimet më të rëndësishme të emigrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian. Sipas Raportit të fundit të Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare Europiane, FRONTEX, në pesë muajt e parë të këtij viti u regjistruan 40,675 kalime të paligjshme të kufirit nga rruga e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Evropian, gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti u shënuan sipas FRONTEX-it rreth 12 mijë kalime të migrantëve të paligjshëm përmes Rrugës së Ballkanit Perëndimor. Sipas agjencisë FRONTEX, Rruga e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria përbën gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të rreth 87 mijë kalimeve të paligjshme të kufijve të BE-së nga janari deri në maj të këtij viti.

Sipas FRONTEX-it, vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të parregullt janë Siria, Afganistani dhe Turqia. FRONTEX tha se shumica e emigrantëve të parregullt kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë përpara se të kërkonin të hynin në vendet e Bashkimit Evropian.

Raporti i FRONTEX-it flet edhe për një rritje të kalimeve në të dy anët e Kanalit të La Manshit me 122% për periudhën janar-maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Sipas FRONTEX-it, bazuar në të dhënat historike, periudha e pikut në këtë itinerar zgjat nga qershori deri në nëntor, dhe në vitin 2022, mbi 46 kombësi të ndryshme janë regjistruar në kalimet e paligjshme në Kanalin e La Manshit ku vihet re një rritje e theksuar e shtetasve shqiptarë.

Prej tre vitesh, Roja Europiane e Kufijve FRONTEX është përfshirë në patrullimin e përbashkët të kufirit shqiptaro-grek dhe ka vendosur gjithashtu një avion për të kontrolluar hapësirën detare të detit Adriatik dhe detit Jon.

Sipas agjencisë, 132 oficerë të trupave FRONTEX nga vendet europiane ofrojnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre për të ndihmuar autoritetet shqiptare në kryerjen e patrullimeve dhe mbikëqyrjes kufitare me përdorimin e 21 makinave patrulluese.

FRONTEX punon në kufi me policinë shqiptare si në mbledhjen e informacionit nga intervistat me emigrantët, përgatitjen e raporteve të situatës, kontrollimin e automjeteve që kalojnë kufijtë shqiptarë, si dhe shqyrtimin e dokumenteve dhe zbulimin e rasteve të krimit ndërkufitar./VOA

 

 

Etiketa: BallkaniemigrantetFontexkalimetraportiShqiperia

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Deputetja e LSI-së: Dorëzova në Kuvend projekt-ligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale

Reforma territoriale, Xhixho: Po dështon, e pranon edhe mazhoranca

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26

Nesër në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë zhvillohet seanca e parë për kërkesëpadinë ndaj Dekretit të Presidentit për...

Lexo më shumë
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com