GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Raporti i ish-sekretarit britanik të Mbrojtjes: KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

21:36 - 25/05/24
në Kosovë & Rajon, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i ish-sekretarit britanik të Mbrojtjes: KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë muaj pas ngjarjes së Banjskës në veri të Kosovës, në raportin e ish-sekretarit britanik të Mbrojtjes, Lord Mark Lancaster i cili është raportues për Ballkanin Perëndimor, zbulohet se zyrtarët e KFOR-it kanë negociuar largimin e terroristeve serbë.

“Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. (ICG, 2024). Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një sasi të madhe armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) (ICG, 2024)”, thuhet në raportin e diskutuar në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e NATO-s.

Më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë, në veri të Kosovës, ndodhi sulmi i armatosur i terroristëve serbë, të cilët vranë rreshterin e policisë Afrim Bunjaku, ndërsa më pas forcat speciale të Kosovës vranë të paktën 3 nga terroristët serbë. Sulmi ndaj policisë u cilësua si terrorist nga Kosova, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian dhe u dënua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet e Kosovës arrestuan dy persona të armatosur dhe katër serbë të tjerë, të cilëve u gjetën pajisje komunikimi afër vendit të ngjarjes dhe i hetuan për terrorizëm. Ata konfiskuan gjithashtu automjete të përdorura nga sulmuesit që përmbanin një arsenal armësh, eksplozivi, municione dhe mjete të tjera logjistike për të mbështetur qindra njerëz.

Në pamjet e publikuara pas ngjarjes nga Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, terroristët serbë dukeshin teksa largoheshin duke ngjitur të qetë kodrën. Në atë kohë nuk u fol nëse me ta kishte pasur negociata, por tashmë 8 muaj nga ngjarja kjo gjë është konfirmuar dhe ka qenë KFOR-i që ka negociuar për largimin e tyre.

Etiketa: BasnjskeKosoveKryesore1

Lajme të lidhura

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet
Breaking Views

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet

18:34 - 02/03/26
Në pranga pronari i parukerisë së VIP-ave në Tiranë, hetohet edhe bashkëshortja
Breaking Views

Në pranga pronari i parukerisë së VIP-ave në Tiranë, hetohet edhe bashkëshortja

17:55 - 02/03/26
I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë
Breaking Views

I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

16:30 - 02/03/26
Para
Luiza Gega fiton një tjetër medalje të artë

Luiza Gega fiton një tjetër medalje të artë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet
Breaking Views

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet

18:34 - 02/03/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se prioriteti kryesor politik në këtë moment është shmangia e zgjedhjeve të parakohshme, duke...

Lexo më shumë
Arrestohen dy vietnameze në Tiranë, kishin marrë një apartament me qira

Arrestohen dy vietnameze në Tiranë, kishin marrë një apartament me qira

18:12 - 02/03/26
Në pranga pronari i parukerisë së VIP-ave në Tiranë, hetohet edhe bashkëshortja

Në pranga pronari i parukerisë së VIP-ave në Tiranë, hetohet edhe bashkëshortja

17:55 - 02/03/26
Irani godet me raketa zyrën e kryeministrit Netanyahu, Izraeli reagon

Irani godet me raketa zyrën e kryeministrit Netanyahu, Izraeli reagon

17:28 - 02/03/26
E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

17:10 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com