GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i KE-së: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar

17:13 - 12/01/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i KE-së: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj duke folur gjate nje konference per shtyp para selise se Partise Socialiste pas fitores ne zgjedhjet vendore te 14 majit. Pas marrjes se mandatit te trete radhazi ne krye te bashkise se Tiranes, Veliaj ka falenderuar votuesit dhe ka folur per projektet per 4 vitet e ardhshme. Ky do te jete mandati i fundit i Erion Veliajt per shkak se ligji “Per veteqeverisjen vendore” nuk lejon rizgjedhjen per me shume se tre mandate radhazi./r/n/r/nThe Mayor of Tirana, Erion Veliaj speaking during a press conference in front of the headquarters of the Socialist Party after the victory in the local elections on May 14. After receiving the third consecutive mandate at the head of the municipality of Tirana, Veliaj thanked the voters and talked about the projects for the next 4 years. This will be Erion Veliaj's last term because the law "On local self-government" does not allow re-election for more than three consecutive terms.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publikuar nga Komisioni Europian e rendit kryeqytetin e Shqipërisë në fund të listës për cilësinë e jetës, bazuar në një survejim në perceptimin e banorëve.

Syrvejimi përfshiu 83 qytete, kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian, kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë, ku qytetarët u pyetur sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banonin bazuar mbi disa kritere si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, etj..

Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit, ku vetëm 66 përqind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivsht. Kryeqyteti shqiptar është në fund të listës me Stambollin, Athinën dhe Palermon.

“Qytetet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqia kanë përqindjet më të ulëta (65% dhe 74%, respektivisht), ndërsa ato në vendet e EFTA-s dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë përqindjet më të larta (87%)”- thuhet në raport.

Survejimi nxjerr përfundime në perceptimin e banorëve për nivelin e jetetës për grupime të ndryshme shoqërore si familjet me fëmijë, të moshuarit, emigrantët dhe për komunitetin LGBTQ.

Kryeqyteti shqiptar perfomoi keq për të gjithë këto grupime në krahasim me qytetet e BE-së, duke u renditur në vend të parafundit për cilësinë e jetës për familjet me fëmijë të vegjël dhe po ashtu për komunitetin LGBTQ ka lënë pas vetëm një qytet në Turqi.

Sipas raportit, shumë çështje që lidhen me cilësinë e jetës si, kostot e strehimit, ajri i pastër, jeta kulturore, transporti, mundësitë e punësimit, siguria, etj., varen nga vendi ku një person jeton dhe kjo është arsyeja pse vendi ku jetojnë njerëzit ndikon në cilësinë e jetës së tyre.

Njerëzit u pyetën për kënaqësinë e të jetuarit me një sërë karakteristikash të jetës në qytet, të tilla si gjithëpërfshirja, vetmia, punësimi, siguria, strehimi, mjedisi, transporti, kultura, shërbimet e qytetit dhe korrupsioni.

Zyrihu i Zvicrës është qyteti më i mirë për të jetuar sipas anketës me rreth 97% të banorëve të kënaqur me jetesën në këtë qytet, i ndjekur nga Kopenhagen, Danimarikë dhe Groningen, Holandë.

Anketa është kryer nga IPSOS me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politika Rajonale dhe Urbane midis janarit dhe prillit 2023. Ai përfshin qytete në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe qytete në Shqipëri, Islandë, Mali i Zi, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Elisa Ferreira, Komisionere për Kohezionin dhe Reformat, në hyrje të raportit, vlerëson perceptimin pozitiv për cilësinë e jetës në qytetet e vendeve të BE-së, ku 9 nga 10 persona janë të kënaqur me jetesës në qytetet e tyre.

Por ajo shton se “ka ende punë për të bërë”në rritjen e cilësisë së jetës dhe se, “ka ende një hendek veri/jug, me kënaqësinë më të ulët të raportuar në Jug – dhe veçanërisht në qytetet e anketimit jashtë BE-së”.

Ajo rendit 3 faktor kyç që ndikojnë në këtë perceptim, si mundësitë e punësimit, shërbimet publike duke nisur me transportin, skollat, spitalet, etj., dhe numri i popullsisë, pasi qytete të vogla shfaqen më mirë në listë./BIRN/

Etiketa: jetesaKryesore1TiranaVeliaj

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Covid-19 në vend, 75 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Rastet me Covid dhe grip, sa persona po trajtohen te Infektivi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com