GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti i KLSH: 85% e tenderave në drejtorinë e burgjeve pa garë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Abuzim me tenderë”, KLSH kallëzon në SPAK 6 zyrtarë të Bashkisë Kurbin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas raportit përfundimtar, KLSH thekson se 85 % e procedurave tenderuese në drejtorinë e burgjeve janë zhvilluar pa garë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë shkeljesh e abuzimesh në auditimin e realizuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, gjatë vitit 2020 ka zhvilluar procedura prokurimi në vlerën totale prej 182,3 milionë lekë, nga të cilat procedurat me “negocim pa shpallje” kapin vlerën 155,3 milionë lekë.

Procedurat “negocim pa shpallje” janë parashikuar të kryhen në situata emergjente dhe si të tilla mbartin përherë risqe që në kushte të afateve tejet të shkurtra, për llogaritjen e fondit limit, për vendosjen e kritereve, për hartimin e kontratave deri në përzgjedhjen e operatorit fitues.

Po sipas KLSH, në strukturën e Drejtorisë së Burgjeve , nuk janë planifikuar struktura prokuruese apo aplikuar struktura monitoruese për zbatimin e kontratatave. Shkelje janë konstatuara edhe në blerjen e medikamenteve nga ky institucion.

Nga shqyrtimi i medikamente të skaduara gjatë vitit 2020, u konstatua se vlera e medikamenteve të skaduara është 1,8 milionë lekë. Nëse shihet data e hyrjes së këtyre medikamenteve në institucionet e vuajtjes së dënimit , rezulton se pothuajse të gjitha janë në vitin 2019.

Sipas KLSH 10% e vlerës furnizimit me medikamente nga kontrata e vitit 2019, ka skaduar po në atë vit. Kjo theksohet se ka ardhur nga pranimi i medikamenteve në kundërshtim me kushtet e kontratës përsa i përket afatit të skadencës, ku përcaktohet se “medikamentet duhet të kenë afat skadence jo më pak se 1.5 vite nga momenti i pranimit.

Më tej, KLSH ka konstatuar shkelje edhe në çmimin e blerjes së ushqimeve të cilat, kanë rezultuar më të larta se çmimet e tregut, apo se çmimet e publikuara nga INSTAT.

Etiketa: BurgjetDREJTORIAgareKLSHraportitenderat

Lajme të lidhura

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve
Breaking Views

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri
Aktualitet

Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohen investimet në Shqipëri

16:42 - 06/11/26
Para
Greqia rekord infektimesh, regjistron 16 viktima nga Covid-19

COVID-19 në Greqi, mbi 29 mijë raste të reja dhe 78 viktima në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

11:09 - 09/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull. Në...

Lexo më shumë
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

11:06 - 09/11/26
Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com