GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i KLSH: Albcontrol me fonde të bllokuara deri në Mars 2025 për llogari të Becchetti-t

15:56 - 08/11/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Becchetti konfiskon 20 milionë eurot e para nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Albcontrol, kompania publike që ka në ngarkim Shërbimet e Lundrimit Ajror të Shqipërisë, parashikon që fondet e saj pranë Eurocontol të mbeten të bllokuara deri në mars të vitit të ardhshëm.

Të paktën deri atëherë, parashikohet që të arrihet vlera prej 140 milionë eurosh të arkëtuara sa është edhe detyrimi i shtetit shqiptar ndaj investitorit italian Francesco Becchetti të cilit Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar i dha të drejtë kundër çështjes së ngritur ndaj shtetit shqiptar.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për zbatimin e buxhetit faktik 2023, nënvizon ndër të tjera këto detaje sa i takon ecurisë së detyrimeve në arbitrazhet ndërkombëtare.

“Nga auditimi në MF ka rezultuar se, sipas informacionit të depozituar nga shoqëria Albcontrol SHA, të ardhurat e realizuara nga shërbimet e ofruara nga kjo shoqëri pranë Eurocontrol janë bllokuar. Për periudhën 9 dhjetor 2020 deri 15 dhjetor 2023, fondi i akumuluar dhe bllokuar pranë Eurocontrol është në vlerën 90,539,688 Euro. Këto fonde referuar çështjes së Arbitrazhit Ndërkombëtar parashikohet të vijojnë të jenë të bllokuara deri në mbledhjen e shumës prej 140 milion Euro, e cila sipas parashikimeve të shoqërisë mund të arrihet në muajin Mars 2025. Kjo çështje nuk është referuar as nga ana e Avokaturës së Shtetit dhe as nga ana e MF duke shtuar risqet për financat publike.” thuhet në raportin e KLSH.

Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.

Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beccheti për të çuar çështjen në Arbitrazh.

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.

Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë.

Por në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.

/Monitor/

Etiketa: albcontrolBecchettiKryesore1

Lajme të lidhura

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
VIDEO – Pas Valencias, përmbytjet godasin verilindjen e Barcelonës

VIDEO - Pas Valencias, përmbytjet godasin verilindjen e Barcelonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com