GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i KLSH “fundos” Alqi Bllakon, si përvetësoi 220 mijë USD në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i KLSH “fundos” Alqi Bllakon, si përvetësoi  220 mijë USD në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti i Këshillit të Lartë të Shtetit “nxin” akoma më shumë ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili u arrestua me urdhër të SPAk për akuzën e përfitimit të 15 milion lekëve ryshfet, përmes babait të tij. Gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve gjatë përiudhës shkurt 2019 dhe prill 2021, Bllako ka përfituar qindra mijëra dollarë tendera. Në raportin e auditimit të siguruar thuhet se Alqi Bllako, vetëm përmes 3 kontratave për përmirësim të rrjetit të kanalizimeve, ka shkarkuar 22 milionë lekë ose rreth 220 mijë USD dëm ekonomik, me pagesa për punë të pakryera nga kompanitë e kontraktuara.
Nga verifikimi i kontratës së nënshkruar nga Ballako për përmirësimi i furnizimit me ujë për lagjen Krastë e Vogël, Harmës dhe qytetin e Elbasanit, janë paguar rreth 100 mijë USD për punime fiktive. Rreth 80 mijë USD për punë të pakryera janë paguar për zbatimin e kontratën për Përmirësimi i Infrastrukturës së Ujërave të Zeza në Vlorë, si dhe 37 mijë USD për ndërtim kolektori në Gjirin e Lalzit. KLSH kërkon që kompanitë që kanë zbatuar këto kontrata, duke të kthejnë paratë mbrapsht në arkën e shtetit.
Sipas raportit, agjencia nën drejtimin e Alqi Bllakos ka shpallur fituese, pa plotësuar kriteret, kompanitë “G.E.S.T” & “A. shpk”, për tenderin e pajisjes me matësa dhe pajisje për ndërmarrjet Durrës, Elbasan, Lushnjë, Vlore, Fier dhe Kavajë, me ofertë 300,631,377 lekë pa tvsh ose rreth 3 milionë USD.
Sipas KLSH, në kundërshtim me ligjin janë shpallur edhe kompanitë fituese të tenderit për përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të zeza në zonën bregdetare Vlorë”, , zhvilluar me ofertë fituese 389 milionë lekë ose rreth 3.9 milionë USD.
Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë konstatuar gjithashtu shkelje në prokurime me vlerë të vogël si dhe abuzime me kosto ekonomike në procesin e shpronësimeve nga agjencia.
Në raport thuhet gjithashtu se Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, gjatë periudhës së auditimit 2019-2021, ka humbur edhe 10 procese gjyqësore, me kosto rreth 1 milionë euro, për dëmshpërblim për ndërprerje të paligjshme të marrëdhënieve të punës, dёmshpёrblime për shpronësime nё masë tё padrejtë si dhe dёmshpёrblim për kontratat e investimit.
Agjencia ka lidhur kontrata me kompani për kryerje punimesh pa pasur fondet e plota, ndërsa nuk ka raportuar në KLSH për zbatimin e rekomandimeve të lëna nga auditivet e mëparshme.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
E FUNDIT/ Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i 56-vjeçares në Vjosë

E FUNDIT/ Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i 56-vjeçares në Vjosë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com