GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i KLSH mbi koncesionet: Mangësi nga dhënia tek zbatimi i kontratës

08:59 - 14/11/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i KLSH mbi koncesionet: Mangësi nga dhënia tek zbatimi i kontratës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analiza e gjashtë viteve aktivitet sa i takon fillesës së një koncesioni por edhe zbatimi i kontratës kanë dalë në përfundimin se ai shoqërohet me mangësi të shumta.

Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi raportin e një auditimi të kryer pranë Ministrisë së Financave “Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe miratimin e bonusit në procedurën konkurruese që i jepet shoqërisë”, për periudhën 09.12.2016 deri më datë 31.12.2022.

Referuar këtij raporti audituesit dalin në përfundimin se lidhur me përputhshëmrinë rezultuan mangësi kryesisht në procedurën e dhënies me koncesion dhe zbatimin e kontratës koncesionare, si shkelje e kuadrit rregullator të fushës (koncesioneve) për dhënien me koncesion të këtij shërbimi, pasi është bërë nëpërmjet propozimit të pa kërkuar, i cili nuk e përfshin dhënien me koncesion në një nga fushat e përcaktuara në kuadrin rregullator të fushës.

“Dhënia me koncesion e shërbimit të verifikimit të shpërndarësve të karburantit, ka ndikuar negativisht në efektivitetin dhe eficiencën e investimeve të kryera në Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, për blerjen e autolaboratorëve dhe pajisjeve të nevojshme për kryerjen e këtij shërbimi, ku janë investuar 63,975,994 lekë.

U konstatuan mangësi në hartimin e kontratës së koncesionit duke mos pasqyruar kushtet e DST. Gjithashtu u konstatuan mangësi në zbatimin e kontratës nga koncesionari si dhe nga institucionet që mbështesin parregullsitë e konstatuara” thuhet në raport.

Konkretisht raporti i KLSH sjell në vëmendje se në shqyrtimin e dokumentacionit të dosjes së procedurës së dhënies me koncesion u konstatua se studimi i fizibilitetit dorëzuar nga koncesionari përmban të dhëna të pasakta në përllogaritjen e të ardhurave vjetore, të cilat automatikisht ndikojnë në vlerën e NPV (vlera aktuale neto), tregues i cili shërben për marrjen e vendimit për kryerjen e investimit ose/jo.

“Studimi i fizibilitetit përgatitur nga komisioni i dhënies me koncesion, përmban të dhëna jo të sakta, si dhe të pakonfirmuara nga burime zyrtare.

Komisioni, për ta bërë fizibël projektin e koncesionit, i ka shtuar si të ardhura vjetore koncesionarit, të ardhurat nga TVSH që do të sigurohen nga ofrimi i shërbimit nga koncesionari, si dhe është sjellë situata në kushte jo të barabarta me krahasuesin e sektorit publik, pra ofrimin e shërbimit nga DPM, ku kësaj të fundit nuk i kanë njohur aspak të ardhura për buxhetin e shtetit, përkundrazi i kanë shtuar si kosto TVSH që nuk ka mbledhur DPM, ndërkohë që DPM nuk është institucioni përgjegjës për mbledhjen e TVSH.

Komisioni i dhënies me koncesion nuk përmban specialist të fushës, detyrim ky ligjor për tu përmbushur”, thuhet në raport.

Audituesit kanë konstatuar se në raportin përmbledhës drejtuar titullarit të AK, mungojnë elementë që i japin fuqi ligjore dokumentit, konkretisht mungon vula e institucionit dhe si i tillë nuk vërteton miratimin nga titullari i AK.

“Në mendimin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit dhe Borxhit Publik, nëpërmjet MEMO-s nr. s’ka, datë 27.08.2018, nuk pasqyrohet mendimi i drejtorisë së mësipërme për ndikimin që mund të ketë dhënia me koncesion në drejtim të deficitit buxhetor dhe detyrimeve kontingjente eventuale” nënvizon KLSH.

Raporti konstaton një seri elementësh në një parashtrim prej 178 faqesh duke bërë ndër të tjera edhe rekomandimet përkatëse për institucionet. Aktualisht koncesioni për kontrollin e instrumenteve matëse nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm. Mbajtës i kontratës është shoqëria koncesionare Noa Inspect shpk./Monitor

Etiketa: KLSHkoncesione

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Vrasja e biznesmenit Reçi, flasin familjarët: Nuk dimë të ketë pasur konflikte

Vrasja e biznesmenit Reçi, flasin familjarët: Nuk dimë të ketë pasur konflikte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com