GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i ODHIR: Zgjedhjet ishin m*t, po taksirat… durojeni Ramën dhe 4 vite të tjera!

në Aktualitet, KRYESORE, Kryesore2, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i ODHIR: Zgjedhjet ishin m*t, po taksirat… durojeni Ramën dhe 4 vite të tjera!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit erdhi me një listë shqetësuese shkeljesh të konstatuara, por konkluzioni i tij fillestar duket se shmangu me kujdes përcaktimin e tyre si aq të rënda saqë ta bënin procesin të paligjshëm, duke lënë pas zhgënjim.

Përfaqësuesit e misionit evidentuan një sërë shkeljesh dhe problematikash serioze, por arrin në një konkluzion që për shumëkënd tingëllon si një tallje e madhe me standardet dhe me vullnetin e lirë të qytetarëve.

OSBE/ODIHR konstaton, dhe kjo është e qartë në citimet e Shefit të Misionit, Ambasadorit Lamberto Zannier, dhe Koordinatores Speciale, Farah Karimi, se “partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës duke krijuar një avantazh të padrejtë”. Edhe më tej, theksohet se “pati raste dhe për presione sidomos nëpunësve të administratës publike”. Këto nuk janë akuza opozitare, por konstatime të një misioni ndërkombëtar.

Por nuk mbaron këtu. Raporti dhe deklaratat shoqëruese nënvizojnë “shkeljen e rëndë dhe akti i paprecendtë i Ramës ndaj Kodit Zgjedhor duke falur gjobat 2 ditë para zgjedhjeve” dhe zbatimin e vendimeve sociale “shumë afër zgjedhjeve”. Për Parlamentin Europian, nëpërmjet Michael Gahler, këto ishin “shpërdorim i burimeve shtetërore” dhe “skema pensioni në minutën e fundit”. Shtoji kësaj shqetësimet për shitblerjen e votave, mungesën e transparencës në financimin e fushatës, presionin ndaj zgjedhësve (përfshirë administratën), dhe një klimë tejet të politizuar e me mosbesim. Madje, përmendet edhe mungesa e autoritetit për të monitoruar fushatën online, ku sulmet mes liderëve ishin të pranishme.

Të gjitha këto janë gjetje që, në një vend me standarde të konsoliduara demokratike, do të hidhnin hije të forta mbi integritetin e gjithë procesit. Ato flasin qartë për një garë të pabarabartë, për ndikim të papërshtatshëm të pushtetit, dhe për një mjedis ku vullneti i lirë i qytetarëve nuk garantohet plotësisht.

Megjithatë, përballë kësaj tabloje shqetësuese, mesazhi i përgjithshëm nga krerët e misionit mbetet befasues në butësinë e tij. Zannier thotë se “ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm mbi standardet ndërkombëtare”, por “shohim anë të ndryshme”. Po cilat anë të tjera mund të balancojnë përdorimin e burimeve shtetërore, presionin ndaj administratës apo faljen e gjobave në prag të votimit? Karimi e vlerëson procesin si “konkurrues e u zhvilluan në mënyrë profesionale por ndodhën në një klimë tejet të politizuar”. Një proces “profesional” ku shkeljet e Kodit Zgjedhor nga kryeministri quhen “akt i paprecedentë” dhe ku administrata intmidohet? Kjo, për të qenë të sinqertë, tingëllon si një shuplakë e dhimbshme dhënë jo qeverisë, por vetë standardeve demokratike.

Mesazhi i fshehur, por lehtësisht i lexueshëm mes rreshtave, pas një vlerësimi që dokumenton probleme sistemike por nuk guxon të lëkundë rezultatin, është cinik dhe i dëshpërueshëm: Po, e dimë që pati shkelje të rënda, që u shpërdoruan burime, që pati presion dhe ndoshta blerje votash. Po, e dimë që gara nuk ishte e drejtë. Por ja ku jemi, procesi përfundoi, numërimi po bëhet, dhe qeveria e ardhshme pritet të konstituohet në vjeshtë.

Në thelb, Raporti Paraprak i OSBE/ODIHR, pavarësisht detajeve teknike dhe konstatimeve shqetësuese, duket se i thotë popullit shqiptar: E pame, e dokumentuam që pazari u bë hapur, që rregullat u shkelën, që pati presion. Por, ja, s’mund ta ndryshojmë dot verdiktin. Duroni Edi Ramën për 4 vite të tjera, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do kemi mundësi të bëjmë sërish të njëjtat konstatime, me të njëjtin rezultat.

Kjo nuk është thjesht një analizë, është një pasqyrë e zymtë e realitetit ku standardet ndërkombëtare duket se zbuten përballë pragmatizmit politik, duke lënë qytetarët të dëshpëruar dhe të bindur se vota e tyre, pavarësisht përpjekjeve, mund të blihet, manipulohet dhe intimidohet, pa pasoja reale për ata që e bëjnë këtë, dhe pa një dënim të prerë nga ata që vijnë për të vëzhguar “demokracinë” tonë.

Etiketa: Edi RamaKryesore1kryesore2ODHIROSBE-ODHIRPSZgjedhjezgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit
Breaking Views

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit
Breaking Views

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Para
“Kur i pyesim kush jeni, ata largohen nga QV-të”, shefi i OSBE/ODIHR flet për ‘patronazhistët”: Eshtë puna juaj…

“Kur i pyesim kush jeni, ata largohen nga QV-të”, shefi i OSBE/ODIHR flet për ‘patronazhistët": Eshtë puna juaj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26

Kompania e Jared Kushner, Affinity Partners, ka mohuar përfshirjen në projektin e ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e...

Lexo më shumë
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

21:22 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgoldenbahisUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş