GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i OECD rikonfirmon dështimin e inceneratorëve

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Si iu shmang Rama firmës për inceneratorin e Elbasanit/ Dosja e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, ndarja e mbetjeve bashkiake në burim është pothuajse inekzistente, pavarësisht nga detyrimi ligjor për të kryer këtë proces, ndërkohë që qeveria e Shqipërisë ka përqendruar burimet financiare në ndërtimin e incineratorëve në kurriz të industrisë së riciklimit, thotë një analizë e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ( OECD) për mundësitë e Shqipërisë për adoptimin e ekonomisë qarkulluese.

Studimi vë në dukje se vetëm rreth 17% e mbetjeve bashkiake (për të cilat ekzistojnë vlerësime) riciklohen (krahasuar me 48% në Bashkimin Evropian) dhe metoda kryesore e menaxhimit të mbetjeve është depozitimi në landfill.

“Impianti i parë i djegies në Shqipëri filloi të funksionojë në vitin 2019 në Elbasan, i cili trajtoi përreth 2% të mbetjeve për qëllime energjetike në 2021. Dy incineratorët e tjerë në Fier dhe Tiranë ende nuk janë vënë në punë. Sidoqoftë, investimet në impiantet e djegies së mbetjeve nuk duhet të bëhen në kurriz të industrisë së riciklimit në Shqipëri dhe nuk duhet ta largojnë vendin nga përafrimi me parimin e hierarkisë së mbetjeve të acquis të BE-së, riciklimin e mbetjeve në modelin e ekonomisë rrethore”, thuhet në studimin të OECD-së,

Në Shqipëri ka rreth 30 kompani private riciklimi, të cilët kanë kryer rreth 230 milionë euro investime. Kapaciteti i kombinuar përpunues i këtyre kompanive është rreth 500 000 ton/vit, që është më se e mjaftueshme për të përpunuar të gjitha mbetjet e riciklueshme të krijuara në ekonominë e vendit.

Megjithatë, për shkak të mungesa e lëndës së parë, kompanitë kanë raportuar se punojnë me rreth 25% të kapacitetit të tyre prodhues dhe riciklojnë rreth 10% të totalit të mbetjeve bashkiake të krijuara.

OECD tha se Shqipëria nuk po menaxhon si duhet mbetjet industriale, të cilët janë një ndotës i madhe i ujërave tokës, ndërsa mbetjet organike mund të ripërdoren si burim për plehrat organike të tokës ose si burim i biomasës për të gjeneruar biokarburantet, duke ulur kështu koston e blerjes së lëndëve të para.

Mbetjet e minierave und të përdoren si zgjidhje për të mbushur zbrazëtirat e minierave, për argjinatura, rrugë, dhe ndërtime ndërtesash. industria e çimentos, me furrat e saj me temperaturë të lartë ka kapacitetin për të shfrytëzuar mbeturinat, të tilla si vajrat e përdorura, gomat dhe mbetjet plastike, si burime alternative të energjisë.

Për më tepër, përveç ndalimit të disa llojeve të qeseve plastike njëpërdorimshme në vitin 2022, riciklimi dhe qarkullimi ende është shumë i nevojshme për të reduktuar më tej ndotjen plastike, të krijuar nga përdorimi i paqëndrueshëm i saj, pasi ajo sjell disa rreziqe për sektorin e turizmit shqiptar, ekosistemet dhe shëndetin e njeriut, këshilloi OECD.

/Monitor.al/

Etiketa: inceneratoreincenerimKryesore1OECD

Lajme të lidhura

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit
Aktualitet

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos
Aktualitet

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Para
Tragjedi në Kanalin Anglez! 5 emigrant humbasin jetën, mes tyre dhe një fëmijë 4 vjeç

Tragjedi në Kanalin Anglez! 5 emigrant humbasin jetën, mes tyre dhe një fëmijë 4 vjeç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com