GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike dhe kërcënime të vazhdueshme

17:47 - 11/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike dhe kërcënime të vazhdueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerësoi sot si të vështirë dhe problematike gjendjen e shtypit shqiptar. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, foli me shqetësim për sulme fizike, kërcënime dhe ngacmime, që pësojnë gazetarët në Shqipëri gjatë veprimtarisë së tyre.

Ndërsa përfaqësues të komunitetit të medias vendase pohojnë se kushtet e punës së gazetarëve në Shqipëri po përkeqësohen nga viti në vit.

OSBE shprehu shqetësim për keqësimin e shpejtë të lirisë së medias në hapësirën e anëtarësisë së vet, sidomos pas sulmit të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën, periudhë kur propaganda dhe keqinformimi janë bërë sfida kryesore në shumë vende.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, thotë se mediat e lira dhe të pavarura janë element themelor për funksionimin e demokracisë dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore. Ajo shtoi se sfidat dhe puna e gazetarëve po bëhen përherë e më komplekse, se shqetësimet për të drejtat e tyre janë reale dhe se gjendja është vërtet alarmante.

“Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera anëtare të OSBE-së ne vazhdojmë të shohim gazetarë, që marrin pasoja dekurajuese gjatë punës, duke përfshirë sulmet fizike, kërcënimet dhe ngacmimet, ku ata publikojnë shkrime me interes të lartë publik” – thotë zonja Ribeiro.

Ajo i bëri këto komente online gjatë Forumit të Tetë të OSBE-së për Zhvillimin e Medias, ku u bashkuan shumë diplomatë, gazetarë, pedagogë, zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë. Zonja Riberio theksoi se shumë media vuajnë nga mungesa e financave, deri në rrezikimin e ekzistencës së tyre.

“Në këto të vështira është themelore që media të ruajë standartet profesionale dhe të ndihmohet sot më shumë se kurrë në përballjen me keqinformimin dhe propagandën, për të krijuar një klimë besimi, dialogu, dhe demokraci cilësore”, thotë zonja Riberio.

Ekspertët pohojnë se shqetësime kryesore në Shqipëri mbeten transparenca mbi pronësinë e mediave, transparenca e financave të tyre si dhe përqëndrimi i mediave në pak duar. Një tjetër kërkesë në komunitetin e gazetarëve është edhe transparenca financiare e mediave për të qartësuar lidhjet e politikës me pronarët e medias.

Drejtuesja e organizatës të verifikimit të fakteve Faktoje.al, Klodiana Kapo, thotë se transparenca financiare do të rrisë pavarësinë dhe integritetin e gazetarëve dhe mediave, të cilat deri tani shpërndajnë shumë shpesh lajme me një burim dhe e kanë lënë qëllimisht pas dore verifikimin e ngjarjeve nga shumë burime.

“Gazetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë të censuruar dhe të vetëcensuruar. Ndaj tyre ka intimidime dhe dhunë fizike në raste të caktuara. Mungon transparenca e institucioneve publike. Mungon liria e gazetarit për të qenë në konferenca shtypi, për të bërë pyetjet e tij dhe për të marrë përgjigjet e kërkuara” – thotë zonja Kapo.

Vëzhguesit pohuan se sot më shumë se kurrë flitet për lajme të rreme, për keqinformim, propagandë, të cilat prodhohen kryesisht nga politika dhe nga bizneset, ndërsa mediat, në pronësi të bizneseve, përdoren si elementi fundor për të shpërndarë këto keqinformime, propaganda dhe lajme të rreme.

Ndërsa drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali thekson se në Shqipëri po ndodh një përkeqësim i vazhdueshëm i lirisë së medias, duke nisur nga mosqasja në infomacion të lehtë e të rregullt prej qeverisë. Nga ana tjetër kushtet e punës së gazetarëve janë gjithnjë në përkeqësim për shkak të konfliktit të interesit të pronarëve të tyre, shtoi ai.

“Me konfliktin e madh të interesit, që kanë pronarët e mediave shqiptare, se nga një anë kanë bashkëpunime me qeverinë, qoftë me koncensione, me leje ndërtimi etj.etj., nga ana tjetër drejtojnë media, që mund të jenë shumë të mëdha, ne nuk mund të presim që këto media të jenë në shërbim të publikut. Ato janë në shërbim të interesave të pronarit. Kjo bie edhe mbi gazetarët, se në këto kushte ato nuk mund të jenë të lirë në punën e tyre, sepse çdo çast do të ruhen nëse cënojnë apo jo ndonjë interest ë pronarit me shkrimet e tyre”, thotë zoti Cukali.

Përfaqësuesit e komunitetit të mediave pohojnë se sa më shumë agjenci informimi po krijohen në Shqipëri, aq më shumë po zvogëlohen mundësitë e gazetarëve për të marrë informacion, dhe se shtimi i zyrave dhe agjencive për informim ka shtuar filtrat, që e pengojnë informimin. Sipas tyre, sot gazetarët kanë më pak akses për informacion se një vit më parë dhe shumë herë më pak se sa 5 vjet më parë. /Voa/

Etiketa: mediatOSBEraporti

Lajme të lidhura

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri
Aktualitet

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:10 - 15/01/26
Përmbytje e paralajmëruar në Berat/ Inxhinieri: E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro!
Aktualitet

Përmbytje e paralajmëruar në Berat/ Inxhinieri: E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro!

10:30 - 15/01/26
Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!
Aktualitet

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar

09:29 - 15/01/26
Para
Harry Kane te Bayerni? Anglezi u jep fund thashethemeve

Harry Kane te Bayerni? Anglezi u jep fund thashethemeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri
Aktualitet

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:10 - 15/01/26

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për...

Lexo më shumë
Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

11:00 - 15/01/26
Përmbytje e paralajmëruar në Berat/ Inxhinieri: E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro!

Përmbytje e paralajmëruar në Berat/ Inxhinieri: E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro!

10:30 - 15/01/26
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë nga asfiksia e moshuara

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë nga asfiksia e moshuara

10:04 - 15/01/26
Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin

09:38 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com